• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 3 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Mediat italiane: Policët e kampit të Gjadrit do të rrinë në hotel me 5 yje, 9 mln euro për akomodimin dhe pagat

2 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në mediat italiane ka zënë vend mbrëmjen e kësaj të premteje lajmi mbi mënyrën e trajtimit të policëve të vendit fqinj që do të angazhohen në kampin e Gjadrit. Corriere della Sera ka publikuar dokumentin e shpenzimeve sipas të cilit, qeveria e Giorgia Melonit do të harxhojë 9 milionë euro në vit për paga dhe akomodimin e këtyre efektivëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kostoja e kampit të Gjadrit ka qenë një nga kritikat më të mëdha të mediave dhe opozitës ndaj qeverisë italiane. Tashmë mësohet se efektivët e policisë italiane do të akomodohen në një nga hotelet me 5 yje të Shëngjinit.

“Jo vetëm paga luksoze, standardi 100 euro në ditë që përfitohet për misionet jashtë vendit, por edhe akomodim luksoz. Kjo do të rëndojë arkën e shtetit me gati 9 milionë euro për 12 muaj”,  shkruan La Repubblica që thekson se kjo është një shifër e madhe për 295 oficerët e policisë dhe karabinierët e stacionuar në Shqipëri prej disa kohësh që janë duke ruajtur aktualisht dy qendrat bosh të Shegjinit dhe Gjadrit.

Lexo edhe:

Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve

Çështja “Balluku”, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, mos të bëjë politikë

“Për ushqimin dhe akomodimin për secilin prej tyre, Ministria e Brendshme do të shpenzojë 80 euro, një shifër mjaft e respektueshme në Shqipëri, ku çmimet dhe fuqia blerëse janë shumë të ndryshme nga Italia. Për më tepër, strukturat e Rafaelo Resort janë kategori luksoze dhe strukturat ‘Rafaelo Executive’ dhe ‘Hotel Comfort’ të zgjedhura për të pritur agjentët janë dy hotele bregdetare me 5 dhe 4 yje me plazh privat, qendër Wellness, pishina dhe restorant.

Për momentin nuk është e qartë nëse është bërë ndonjë tender për të identifikuar zgjidhjen më optimale. Me siguri dihet se marrëveshja ndërmjet grupit Rafaelo dhe Ministrisë së Brendshme është 12-mujore dhe përfshin “akomodimin në një dhomë teke, katering dhe shërbime të ngjashme”, si dhe “përdorim ekskluziv të restorantit Comfort Family”, shkruan ndër të tjera La Repubblica.

“Marrëveshja me Shqipërinë vazhdon të shkaktojë dëme. Shkeljeve e të drejtave të njeriut në një operacion që drejtësia tashmë e ka cilësuar si të paligjshëm, i shtohet edhe shpërdorimi i madh i parave. Është një skandal, i përjetësuar edhe në dëm të qytetarëve italianë, u shpreh sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, e cila vijon: “Giorgia Meloni po djeg miliona të tjera para publike për të pritur forcat e policisë italiane në resortet shqiptare. Agjentë që do të ishin shumë më të dobishëm në Itali, ku nuk kanë kushtet më të mira për të bërë punën e tyre”.

Ka reaguar edhe Riccardo Magi i partisë “+Europa”: “Giorgia Meloni ka bërë të gjitha gabimet në qendrat e paraburgimit të emigrantëve në Shqipëri. 9 milionë eurot për akomodimin e policëve të punësuar në qendrat shqiptare janë pjesë e faturës që po paguajnë italianët për këtë acarim të përgjakshëm propagandistik të kryeministres”, shkruan ai. 

Tags: EmigranteItaliPagashqiperi

Nga Kategoria

Ekonomi

Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve

3 Korrik, 2026
Aktualitet

Çështja “Balluku”, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, mos të bëjë politikë

3 Korrik, 2026
Aktualitet

Grabitën një çift të huaj me armë, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

3 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve

3 Korrik, 2026

Arrin në 2,595 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

3 Korrik, 2026

Çështja “Balluku”, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, mos të bëjë politikë

3 Korrik, 2026

Grabitën një çift të huaj me armë, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

3 Korrik, 2026

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

3 Korrik, 2026

Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 4 të arrestuar

3 Korrik, 2026

Mozzik së shpejti baba për herë të dytë, Lotina në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebit

3 Korrik, 2026

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

3 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.