• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Labubu, kukulla kineze elf ia kaloi kompanisë Mattel të Barbie-t

20 Qershor, 2025
tek Ekstra
Share on FacebookShare on Twitter

Kapitali i tregut të Pop Mart prej 40 miliardë dollarësh ka tejkaluar atë të Hasbro dhe Mattel së bashku, falë koleksioneve të saj shumë të kërkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një kukull e vogël me gëzof ka shndërruar një kompani kineze në një nga gjigantët botërorë të industrisë së lodrave, gjeneruar afro 2 miliardë dollarë shitje vjetore dhe duke sinjalizuar një globalizim të rrallë të një marke kineze të konsumit.

Labubu, një figurë e vogël e çuditshme por e dashur, e shitur nga kompania me seli në Pekin, Pop Mart, ka shpërthyer në popullaritet gjatë vitit të kaluar. Në dyqane janë shënuar zënka për këto lodra të vogla, ndërsa disa prej tyre në tregun e dorës së dytë shiten me trefishin e çmimit fillestar.

Lexo edhe:

E thotë shkenca: Një motër ta zgjat jetën me 10 vjet

Përfundoi në qeli, DETAJE: Ja si nisi konflikti i Gjestit me menaxherin e tij

Këto lodra janë bërë temë e vazhdueshme në videot e TikTok-ut dhe kanë gjeneruar radhë të gjata jashtë dyqaneve të Pop Mart, nga Parisi deri në Los Anxhelos. Yje si Dua Lipa, Rihanna dhe Lisa e grupit Blackpink janë parë me versione të Labubu-t si aksesor çantash.

Sipas drejtorit të kompanisë, këto lodra i përgjigjen dëshirës për diçka më pak të ‘përkryer’ e më shumë ‘rebele’.

Në vitet e fundit, Pop Mart ka nisur një zgjerim ambicioz ndërkombëtar. Një drejtues i kompanisë i tha Financial Times në vitin 2022 se synimi ishte të ndiqej shembulli i Lego-s, duke realizuar pjesën më të madhe të shitjeve në tregje si SHBA dhe Europa.

Në fund të vitit të kaluar, kompania kishte 130 dyqane fizike dhe 192 pika me shitës jashtë Kinës kontinentale, kryesisht në SHBA, Europë dhe Azinë Juglindore. Gjithashtu, i drejtohet konsumatorëve edhe përmes platformave si Amazon dhe TikTok.

Në dyqanin kryesor të Pop Mart në Shanghai këtë javë, lodrat Labubu ishin shitur të gjitha. “Është më e çmendur nga ç’e imagjinoja,” thotë Monica Esquivel, një vizitore nga Kosta Rika, që shpresonte të blinte disa kukulla për nipërit e saj tre dhe katër vjeç.

Lodrat e Pop Mart zakonisht shiten në kutiza të quajtura “blind box” – kuti të verbëra, ku klientët nuk e dinë cilin personazh kanë blerë derisa ta hapin. Ato kushtojnë rreth 69 juanë (rreth 10 dollarë), ndërsa versionet më të mëdha të Labubu kushtojnë shumë më tepër. Kjo strategji ka nxitur blerje të përsëritura dhe një treg të dytë aktiv, sidomos mes koleksionistëve që duan të mbledhin kompletet e plota.

Pop Mart është themeluar në vitin 2010 nga Wang Ning, atëherë në të njëzetat, nga provinca Henan. Dalja në bursë në Hong Kong më 2020 dhe rritja e aksioneve e kanë çuar pasurinë e tij në mbi 21 miliardë dollarë, duke e bërë personin e 12-të më të pasur në Kinë, sipas indeksit të Bloomberg.

Modeli i kutive të verbëra është vënë gjithashtu nën vëzhgim zyrtar në Kinë. Kohët e fundit, gazeta shtetërore People’s Daily publikoi një raport ku ekspertë ligjorë kërkonin rregullim më të rreptë, për shkak të rrezikut për varësi tek të miturit. Pas publikimit të raportit, aksionet e Pop Mart ranë me rreth 5% në bursën e Hong Kongut.

Ky model ka çuar gjithashtu në rritje marramendëse të çmimeve në tregjet sekondare. Dy adoleshentë në një dyqan të Shanghai-t thanë se një kukull Labubu që kushton 1,000 juanë në dyqan po shitej për gati trefishin në platformat online. Kompania shet edhe edicione të veçanta për qytete të ndryshme – një kukull Mega Space Molly ekskluzive për Shanghai-n shitej për 1,299 juanë.

Koleksionistët më të pasionuar kanë shpenzuar shuma edhe më të larta për versionet më të rralla. Javën e kaluar, një entuziast pagoi 1.2 milionë juanë (me komision të përfshirë) në një ankand në Pekin për një Labubu në madhësi njerëzore.

Sipas analistëve, “efekti buzëkuq”, një fenomen kur konsumatorët, në vend të produkteve luksoze, blejnë artikuj më të përballueshëm në kohë krizash, po ndihmon rritjen e furishme të Pop Mart.

Jason Yu nga Kantar Worldpanel tha se lodrat në Kinë reflektojnë rëndësinë e “ekonomisë emocionale”, ku të rinjtë kërkojnë ngushëllim përmes produkteve që krijojnë ndjesinë e shoqërisë. “Shumë prej fëmijëve kinezë janë produkt i politikës së fëmijës së vetëm, prandaj ndiejnë shumë vetmi,” shprehet ai.

Tags: Labubu

Nga Kategoria

Ekstra

E thotë shkenca: Një motër ta zgjat jetën me 10 vjet

12 Mars, 2026
Lajme

Përfundoi në qeli, DETAJE: Ja si nisi konflikti i Gjestit me menaxherin e tij

12 Mars, 2026
Kosova

Prokuroria e Prishtinës reagon për arrestimin e Gjestit, ja tre akuzat që rëndojnë ndaj tij

12 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nuk dorëzoi Ballukun, delegacioni i BE i rikujton Ramës procesin e integrimit

12 Mars, 2026

Marta Kos: Vendet që i bashkohen BE-së duhet të kenë demokraci të forta

12 Mars, 2026

Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë

12 Mars, 2026

Nafta në Kosovë shkon në 1.55 euro për litër, Autoriteti Konkurrencës nis hetimin

12 Mars, 2026

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Pedro Netos pas incidentit me mbledhësin e topave

12 Mars, 2026

Mes “përplasjeve” me Iranin, punonjësit e Drejtorisë së Migracionit “zbarkojnë” në Manzë! Çfarë po ndodh në kampin e muxhahedinëve

12 Mars, 2026

24 orët që tronditën imazhin e Premier League si kampionati më i fortë në botë

12 Mars, 2026

Henry për Real Madridin: Nuk e di çfarë ka ajo fanellë, ndoshta të kthen edhe flokët

12 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.