Spitali kryesor në jug të Izraelit, Qendra Mjekësore Soroka në Beer Sheba, është goditur nga një raketë iraniane gjatë një vale të re sulmesh balistike.
Zëdhënësi i spitalit konfirmoi se sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa ndërtesa të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur.
Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e spitalit u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin vizitat në ambientet e Sorokës, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga sulmet dhe dëmtimeve serioze në infrastrukturë.
Qendra Mjekësore Soroka, e vendosur në qytetin Be’er Sheva, ofron kujdes shëndetësor për rreth një milion banorë të rajonit jugor të Izraelit dhe ka në dispozicion mbi 1,000 shtretër, sipas të dhënave nga faqja e saj zyrtare.