• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Austria miraton mbikëqyrjen e aplikacioneve të mesazheve për të luftuar terrorizmin

18 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet austriake do të lejojnë monitorimin e shërbimeve të mesazheve të enkriptuara si WhatsApp dhe Telegram, si pjesë e masave për të luftuar kërcënimet terroriste.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner, njoftoi të martën se qeveria e drejtuar nga konservatorët në Vjenë ka rënë dakord për këtë iniciativë, e cila ende kërkon miratim nga parlamenti.

“Sistemi i mbikëqyrjes përmes softuerëve të posaçëm do të nisë së zbatuari në vitin 2027 dhe do të jetë i kufizuar në raste të veçanta, sipas kritereve shumë të rrepta,” deklaroi Karner.

Lexo edhe:

Qetësi para furtunës? Tirana sonte e qetë, ja çfarë pritet nesër

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Mbikëqyrja do të mund të miratohet vetëm me vendim të një gjykate të përbërë nga tre gjyqtarë, mbi bazën e provave të qarta. Fillimisht, numri i rasteve do të jetë i kufizuar në 30 në vit, dhe çdo zgjerim do të kërkojë miratim të mëtejshëm parlamentar. Sipas ministrit, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të parandaluar terrorizmin.

Nga ana tjetër, partia liberale NEOS u shpreh se kjo masë nuk përbën rrezik për mbikëqyrje masive, për shkak të kushteve të forta ligjore që e rregullojnë atë.

Austria po ndjek shembullin e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca, të cilat kanë vendosur monitorim të shërbimeve të ngjashme në raste të dyshimeve konkrete për aktivitete terroriste.

Këto masa vijnë një vit pas alarmit për një sulm të mundshëm terrorist në Vjenë, përpara koncerteve të këngëtares amerikane Taylor Swift. Të dyshuarit në atë rast u identifikuan dhe arrestuan vetëm falë bashkëpunimit me shërbimet e inteligjencës së huaja.

Nga Kategoria

Aktualitet

Qetësi para furtunës? Tirana sonte e qetë, ja çfarë pritet nesër

23 Tetor, 2026
Bota

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Bota

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Fermín i përgjigjet Real Madridit: “Ankesat për arbitrat kanë filluar të bëhen të lodhshme”

23 Tetor, 2026

Qetësi para furtunës? Tirana sonte e qetë, ja çfarë pritet nesër

23 Tetor, 2026

Saka shqetëson Arsenalin, mund të mungojë deri në dy muaj

23 Tetor, 2026

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas dyerve të komisariatit

23 Tetor, 2026

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23 Tetor, 2026

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet nesër protestës së studentëve

23 Tetor, 2026

Shtohen masat e sigurisë në Itali nga frika e trazirave, dronë dhe mijëra efektivë për protestën e së shtunës

23 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.