Stoli ku u ul Nikollaq Hudhra pas vrasjes së ish-gruas së tij u kthye në një stol të kuq me mbishkrimin “Në kujtim të Gentianës”.
Kryetari i bashkisë, Mauro Sclavi, së bashku me administratën bashkiake dhe drejtuesit e grupeve të këshillit, pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së grave, vendosën të organizojnë një demonstratë për të nderuar kujtimin e Gentianës dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik.
Nesër në mbrëmje, në orën 21:00 në Piazza della Libertà, do të zhvillohet një demonstratë kundër dhunës ndaj grave me titullin “Për Gentianën”. Më pas, sipas mediave italiane, do të bëhet zbulimi i stolit të kuq si simbol kundër dhunës ndaj grave.


