• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Aksidenti tragjik në Indi, Trump: Një nga aksidentet ajrore më të këqija në histori

12 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Indi ku humbën jetën 242 persona në bord, pasi avioni u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit.

Trump deklaroi sot se SHBA do t’u ofrojë gjithçka që mundet autoriteteve indiane pas “aksidentit të tmerrshëm”.

“Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi, në fillim dukej se fluturonte mirë. Besoj se është një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit”, tha Trump.

Lexo edhe:

Kosova kthehet fuqishëm pas humbjes ndaj Zvicrës, mposht Suedinë

Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e pazbuluar e përplasjes në Banjskë


Të paktën 242 persona humbën jetë sot pasi një avion i Air India – që po fluturonte drejt Londrës me 242 njerëz në bord – u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, të enjten.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes nga ekipet e shpëtimit, me ndihmën e ushtrisë së Indisë. Por, nuk dihet se sa i përkasin viktimave që gjendeshin në avion dhe sa janë nga personat që gjendeshin në vendin ku u përplas avioni.

Ndërkaq, një zyrtar tjetër policor i tha AFP-së se pret që të ketë “më shumë viktima”, për shkak se avioni u rrëzua mbi një zonë të banuar.

Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatëick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit.

Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Sipas faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar24, avioni ishte Boeing 787-8 Dreamliner, një nga avionët e udhëtarëve më modernë në përdorim.

“Në këtë çast po e verifikojmë hollësitë dhe do të njoftojmë për to”, tha Air India në platformën X.

Sipas kanaleve televizive, avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Një kanal shfaqi pamjet e avionit duke fluturuar mbi një zonë banimi, përpara se të zhdukej nga ekrani dhe një re e madhe zjarri të ngrihej në qiell përtej shtëpive.

Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.

Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.

“Avioni i përfshirë është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB,” u tha në deklaratë.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.

Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.

Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.

Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.

Aksidenti i fundit ajror në Indi ndodhi në vitin 2020 dhe përfshiu kompaninë Air India Express.

Avioni Boeing-737 doli jashtë një piste në Aeroportin Ndërkombëtar Kozhikode në Indinë jugore. Ai rrëshqiti jashtë pistës, ra në një humnerë dhe u përplas me pjesën e përparme në tokë.

Në atë aksident humbën jetën 21 persona.

Air India, e cila më parë ishte në pronësi shtetërore, u ble nga kompania indiane Tata Group në vitin 2022 dhe u bashkua me Vistara – një ndërmarrje e përbashkët mes këtij grupi dhe Singapore Airlines – në vitin 2024.

Tata njoftoi se ka aktivizuar një qendër emergjente dhe ka ngritur një ekip mbështetës për familjet që kërkojnë informacion.

Nga Kategoria

Kosova

Kosova kthehet fuqishëm pas humbjes ndaj Zvicrës, mposht Suedinë

8 Shtator, 2025
Kryefjala/ Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës: Historia e pazbuluar e përplasjes në Banjskë
Lajme

Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e pazbuluar e përplasjes në Banjskë

8 Shtator, 2025
Kryefjalë: "Bunjaku, hero dhe dëshmor: Sveçla me lot për efektivin që dha jetën për shokët, gjaku i tij nuk harrohet"
Lajme

Bunjaku hero dhe dëshmor, Sveçla me lot për efektivin që dha jetën për shokët: gjaku i tij nuk harrohet

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Manchester City, lojtari i harruar i Pep Guardiolës huazohet në një klub polak

8 Shtator, 2025

Kosova kthehet fuqishëm pas humbjes ndaj Zvicrës, mposht Suedinë

8 Shtator, 2025

“Talenti i Aberdeeni i vënë në shënjestër nga Man City dhe Spurs për verën e ardhshme, me skautë që monitorojnë paraqitjet e adoleshentit”

8 Shtator, 2025
Kualifikimet për Botërorin 2026: Ndeshje spektakolare me 9 gola mes Izraelit dhe Italisë, “Axurrët” rrëmbejnë vendin e dytë, Zvicra mbetet dominante.

Spektakël golash në kualifikueset e Botërorit 2026: Italia fiton thrillerin ndaj Izraelit

8 Shtator, 2025

Spurs dhe Arsenal monitorojnë portierin e Swindon, teksa rivalët e veriut të Londrës përgatiten për garë për talentin e ri.

8 Shtator, 2025
Ekskluzive: Brenga vilës së Milan Radojçiç me vlerë 6 milion euro, detaji që i kapti vëmendjen Grida Dumës

Brenda vilës së Milan Radojçiç me vlerë 6 milion euro, detaji që i kapti vëmendjen Grida Dumës

8 Shtator, 2025

Arron Bouwman, ylli i Ajax-it, në radarin e gjigandëve evropianë! Interes nga Chelsea, Man Utd, Barcelona, Liverpool dhe Man City.

8 Shtator, 2025
Letra që ka ndikuar Uashingtonin: Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë shkruan presidenti?

Letra që ka ndikuar Uashingtonin: Demokratët publikojnë urimin e Trump për Epstein, çfarë shkruan presidenti?

8 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.