• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 24 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë! Gjermania planifikon pako të re ndihmëse për Kievin

12 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake për Kievin gjatë këtij viti, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj ndaj Ukrainës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjermania do të miratojë edhe 1.9 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, tha Pistorius gjatë një konference për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev më 12 qershor.

Paketa e re e ndihmës “nuk është finalizuar ende, por punohet në të”, tha ai, duke shtuar se fondet do të jenë të qasshme “në javët në vijim sapo të merret vendimi nga Parlamenti”.

Lexo edhe:

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës, arrestohet 19-vjeçari, sekuestrohet pistoleta që mbante pa leje

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

Paratë shtesë do të bëjnë që vlera e përgjithshme e mbështetjes që Gjermania do t’i japë Ukrainës gjatë këtij viti të arrijë në rreth 9 miliardë euro, tha Pistorius. Berlini veçse i ka dhënë afër 7 miliardë euro ndihmë Ukrainës. Rritja e financimit do të përdoret për një plan të mbështetur nga Gjermania që synon që Ukraina të prodhojë vetë armë me rreze të gjatë veprimi, tha ministri.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha muajin e kaluar se të dy vendet do të zhvillojnë së bashku “sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi”. Qeveria në Berlin ka qenë prej kohësh nën presion për të furnizuar armë që forcat ukrainase mund t’i përdorin për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus, siç kanë bërë aleatët e tjerë perëndimorë.

Në veçanti, Kievi ka qenë i interesuar të sigurojë raketat gjermane të tipit Taurus, të cilat kanë një rreze veprimi prej mbi 500 kilometrash. Qeveria paraprake gjermane e udhëhequr nga Olaf Scholz, kishte refuzuar të dërgonte raketa Taurus në Ukrainë, nga frika se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë. Kancelari i ri, Friedrich Merz, më herët kishte shprehur mbështetje për dërgimin e raketave Taurus, por nuk ka bërë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Qeverisë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar. Së fundi, Merz ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke u thirrur në një politikë të “paqartësisë strategjike”.

I pyetur të enjten nëse Gjermania po shqyrton aktualisht mundësinë e dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë, ministri Pistorius tha: “Përgjigjja ime është jo”./Rel/

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës, arrestohet 19-vjeçari, sekuestrohet pistoleta që mbante pa leje

24 Maj, 2026
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

24 Maj, 2026
Kryesore

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës, humb jetën i riu nga Bangladeshi, në spital 30 vjeçari nga Kenia

24 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës, arrestohet 19-vjeçari, sekuestrohet pistoleta që mbante pa leje

24 Maj, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

24 Maj, 2026

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës, humb jetën i riu nga Bangladeshi, në spital 30 vjeçari nga Kenia

24 Maj, 2026

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj vulosim fazën përfundimtare të negociatave

24 Maj, 2026

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-vjeçari kishte obsesion me ndërtesën presidenciale

24 Maj, 2026

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

24 Maj, 2026

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, ministri Hoxha: E papranueshme!

24 Maj, 2026

Lot, duartrokitje dhe gola në Bernabéu, Carvajal mbyll kapitullin me një super asist

23 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.