• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Hap i ri drejt anëtarësimit në BE”, Shqipëria drejt hapjes së Grupkapitullit 4 me BE

11 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç e pati paralajmëruar një ditë më parë kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë një tjetër hap përpara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me anë të një njoftimi për mediat kryeministria bën me dije se sot, më 11 qershor 2025, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave mbi Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Sipas kryeministrisë, ky vendim vjen pasi u konstatua se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të nisur këtë fazë të rëndësishme të negociatave.

Lexo edhe:

Zbulim befasues: Spermë nga dhurues me kancer e përdorur në Europë, përfshirë Shqipërinë

Loçja, gruaja nga Tropoja që është braktisur nga 8 fëmijët e saj! Dy i vdiqën nga varfëria

Negociatat do të zhvillohen në Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, data e së cilës do të bëhet publike së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thotë kryeministria.

Njoftimi i Kryeministrisë:

Shqipëria edhe një hap tjetër para në rrugën e suksesshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përvijohet rruga për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhjae Qëndrueshme

11 qershor 2025

Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.

Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;

Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;

Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane; ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.

Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.

Tags: anetaresim ne beBe

Nga Kategoria

Zbulim befasues: Spermë nga dhurues me kancer e përdorur në Europë, përfshirë Shqipërinë
Aktualitet

Zbulim befasues: Spermë nga dhurues me kancer e përdorur në Europë, përfshirë Shqipërinë

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Loçja, gruaja nga Tropoja që është braktisur nga 8 fëmijët e saj! Dy i vdiqën nga varfëria

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Proteston duke kaluar natën para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn: Ka zaptuar hapësirën publike

10 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zbulim befasues: Spermë nga dhurues me kancer e përdorur në Europë, përfshirë Shqipërinë

Zbulim befasues: Spermë nga dhurues me kancer e përdorur në Europë, përfshirë Shqipërinë

10 Dhjetor, 2025

Loçja, gruaja nga Tropoja që është braktisur nga 8 fëmijët e saj! Dy i vdiqën nga varfëria

10 Dhjetor, 2025
Auditimi zbardh probleme në ndërtimin e objekteve për Klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë.

Auditimi zbardh probleme në ndërtimin e objekteve për Klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë.

10 Dhjetor, 2025

Proteston duke kaluar natën para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn: Ka zaptuar hapësirën publike

10 Dhjetor, 2025
Inter në alarm për Superkupën: Acerbi duket se do të mungojë, ekzaminime të pritshme për Calhanoglu

Inter në alarm për Superkupën: Acerbi duket se do të mungojë, ekzaminime në pritje për Calhanoglu

10 Dhjetor, 2025

Policia gjen dy trupa të pajetë në Durrës

10 Dhjetor, 2025

E pazakontë! Nuk gjeti vend parkimi, biznesmeni ngjit Ferrarin në ballkonin e shtëpisë së tij (VIDEO)

10 Dhjetor, 2025
35-vjeçarja në Lushnjë hetohet në gjendje të lirë pas dhunimit të vëllait të saj

35-vjeçarja në Lushnjë hetohet në gjendje të lirë pas dhunimit të vëllait të saj

10 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.