• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

8 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Veliaj pritet të dalë ditën e nesërme (e hënë, 9 Qershor) përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për zbutjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Përmes avokatëve të tij, kryebashkiaku i Tiranës ka ankimuar vendimin e 23 Prillit të GJKKO-së kur gjyqtari i posaçëm Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të prokurove të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Veliajt.

Edhe pse i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, mediat raportojnë se Erion Veliaj ka ofruar edhe garanci pasurore për të dalë nga qelia.

Lexo edhe:

Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë mbi 38°C

Gjithashtu, Erion Veliaj ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë, por deri më tani nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese që do ta trajtojë.

Më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të çiftitErion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi një akuzë të re, si dhe i sekuestroi edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.

Bëhet fjalë për apartamentin në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet, ku më parë ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficerët e BKH-së.

Ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa është shtuar akuza e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërkohë, prokurori i SPAK Ols Dado në raportimin në GJKKO për procesin hetimor pas dy mujsh pas lëshimit të masave të sigurisë për dosjen e Veliajt, ka listuar disa gjetje të marra nga hetimet që po kryen në Bashkinë e Fierit për një tender të dyshuar abuziv.

Bëhet fjalë për tenderin e vitit 2021 që  titullohet “Konsulencë e jashtme për propozim ligjesh”, me vlerë 24 mijë euro.

Bashkia e Fierit, nën drejtimin e Armando Subashit, ka sajuar tenderin në fjalë, fonde të cilat përfunduan përmes OJF-ve tek njerëzit e lidhur me Ajola Xoxën, bashkëshorte e Erion Veliajt. Sipas bisedave të administruara nga SPAK-u, rezulton se bashkëpunëtoret e Xoxes, shtetaset Ines Dani dhe Adela Kondakçiu, diskutojnë ndër të tjera, edhe për pagesën prej 24 mijë eurosh të tenderit Bashkisë së Fierit. Ky projekt i është dhënë “Personit Fizik-Ines Dani”, por ndërkohë, kjo e fundit rezulton se nuk ka patur asnjë dijeni që ka qenë fituese e këtij fondi.

Gjithashtu, si provë e re hetimore u shtua edhe komunikimi që Erion Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej efektivëve të Policisë së Burgjeve. SPAK ka administruar të dhëna shtesë mbi telefonatën që Veliaj ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Aktualisht, në burg në lidhje me këtë dosje ndodhet vetëm kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa biznemsnei Elman Abule u la në “Arrest shtëpie” nga Apeli. Ajola Xoxa dhe biznesmenët Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, ndodhen nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Aktualisht, Erion veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

9 Qershor, 2025
Aktualitet

Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë mbi 38°C

9 Qershor, 2025
Aktualitet

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

8 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

9 Qershor, 2025

Këmbimi valutor, ja me sa po blihen dhe shiten euro dhe dollari

9 Qershor, 2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 29-të

9 Qershor, 2025

Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë mbi 38°C

9 Qershor, 2025

Horoskopi ditor, si fillon java për çdo shenjë

9 Qershor, 2025

Kim Kardashian paguan paga marramendëse për 10 kujdestarët e fëmijëve të saj

8 Qershor, 2025

Tragjike në Brazil! 24-vjeçarja bie në xhakuzi dhe pëson djegie në gjithë trupin, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital

8 Qershor, 2025

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

8 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.