• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

8 Qershor, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, deputet aktual dhe i rizgjedhur në zgjedhjet e 11 Majit, Edi Paloka, ka deklaruar se pa një qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Paloka tha në News24 se kryeministri Edi Rama duhet të dakordësohet për formimin e një qeverie teknike në vendin tonë.

Më tej demokrati tha se pavarësisht çdo gjëje, PD mori një frymë shprese për zgjedhjet e 11 Majit, për disa faktorë të cilët i bënë demokratët të besonin në fitore.

Lexo edhe:

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

A ndikon tensioni mes SPAK dhe politikës për integrimin? Përgjigjet ambasadori Gonzato

Paloka tha se rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump në SHBA dhe afrimi me administratën e tij krijuan një frymë që dhanë shpresë te PD për zgjedhjet e 11 majit.

Pjesë nga intervista

Gazetarja: Çfarë sollën zgjedhjet e 11 majit?

Edi Paloka: Zgjedhjet e 11 majit sollën një konfirmim të asaj që po ndodh prej 12 vitesh në Shqipëri nën qeverisjen Rama, që ishte paralajmëruar prej nesh dhe jo vetëm prej nesh, të paktën në dy deklarata të partive popullore dhe atyre të qendrës së djathtë evropiane që përpara zgjedhjeve, që kishin bërë një analizë të të gjithë shkeljeve që kishin ndodhur paraprakisht. Pra, praktikisht nuk ka ndodhur gjë e re. E kam thënë unë që në krye të herës dhe jo vetëm unë, që me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë.

Gazetarja: Po, por ju thatë para zgjedhjeve që PD do të jetë fituese?

Edi Paloka: Nuk ndodh kurrë që do hysh në zgjedhje dhe të thuash do humb. Jo vetëm për militantët, por ishin disa faktorë që na dhanë shpresë, faktorë që nuk lidhej me atë çfarë do të bënte Rama. Vetëm qeveri teknike pa Ramën mund të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Ajo çfarë ndryshoi ishte situata e brendshme te PD, sepse erdhëm nga një situatë para shkatërrimit. Rikthimi dhe bashkimi i PD, marrja e simboleve, fitorja e Trump në SHBA dhe afrimi me administratën e tij krijuan një frymë që dhanë shpresë.

Gazetarja: Po ju e kishit idenë që qeveria teknike nuk do krijohej, të paktën me atë që shihej qartë?

Edi Paloka: Ne e kërkuam këtë për të pasur zgjedhje të lira dhe në kushte të barabarta, sesa arrihet është tjetër gjë. Është Rama ai që duhet të dorëzohet ose më mirë lëshojë për të krijuar një qeveri teknike. Por ai nuk është nga ata burra që pranon të hyjë në një garë si i barabartë, nuk ka hyrë kurrë, gjithmonë ka fituar pasi e ka parë kundërshtarin që është në tapet. Ajo që kemi thënë dhe e themi prapë është që pa një qeveri teknike dhe pa kryeministër Ramën nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Gazetarja: Ju e shihni rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit vetëm si faji i Ramës, sa përgjegjësi ka vetë PD?

Edi Paloka: Kjo flitet shpesh, por unë kam qenë koherent në këtë pikë, edhe kur ishte Lulzim Basha kryetar. Për fat të keq është një histori që përsëritet. Kjo pyetje nuk më pëlqen. Sepse që Rama do i vjedhi zgjedhjet, dihet, është opinion kudo. Një popull që është 40% në varfëri ekstreme, natyrisht që do të thotë më jep lekët se do të haj bukë. Ky realitet njihet në Shqipëri. Pa përmendur pjesën e padukshme, këto që them janë që të gjithë i shohin dhe i konstatojnë. Paqja fiskale, ku përfituan 150 mijë njerëz, pavarësisht se del dhe i mohon më pas. Është blerje direkte publike. Po 100 euro që dha për pensionistët. Pastaj ajo e kanabisit, që është skandali më i madh, që ka shkelur vetë ligjin që ka miratuar, ka dhënë mijëra hektarë më shumë sesa parashikuar vetë në ligj. Të gjitha këto janë publike, shkelje me ligjin, shkelje me kodin. Është blerje publike e votës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

9 Prill, 2026
Aktualitet

A ndikon tensioni mes SPAK dhe politikës për integrimin? Përgjigjet ambasadori Gonzato

9 Prill, 2026
Aktualitet

Gonzato takon Lapaj dhe Qorrin: Çdo votë e hedhur duhet të ketë peshë

9 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

9 Prill, 2026

A ndikon tensioni mes SPAK dhe politikës për integrimin? Përgjigjet ambasadori Gonzato

9 Prill, 2026

Ekspertët australianë: Do të duhet një vit që çmimet e naftës të rikthehen në nivelet e para luftës

9 Prill, 2026

Bisedimet për paqe midis Libanit dhe Izraelit do të fillojnë në Uashington javën e ardhshme

9 Prill, 2026

Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini

9 Prill, 2026

Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, morën hakun e të vëllait që iu vra në ‘97

9 Prill, 2026

Pas bombardimeve, ekonomia e Iranit në rënie, qytetarët përballen me çmime marramendëse

9 Prill, 2026

Kryeministri i Groenlandës i përgjigjet Trump: Jemi komb krenar, respektojmë aleatët

9 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.