• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 5 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

5 Qershor, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

hqipëria është renditur në nivelin e tretë nga pesë kategoritë e indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), që mat shkeljet e të drejtave të punëtorëve në mbarë botën. Sipas raportit të publikuar së fundmi, vendi ynë vijon të jetë pjesë e shteteve ku shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë të vazhdueshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Indeksi i ITUC vlerëson 151 vende duke përdorur 87 tregues të bazuar në standardet e Kombeve të Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare. Ai i ndan vendet në pesë kategori, ku kategoria e pestë përshkruhet me situatën më të keqe – për vendet ku nuk ka asnjë garanci ligjore për të drejtat e punëtorëve – ndërsa kategoria e parë përfshin vendet me shkelje sporadike.

Shqipëria mbetet në nivelin e tretë, duke u pozicionuar si një vend ku shkeljet ndodhin rregullisht.

Lexo edhe:

“Lironi çunat”, Protestuesit mblidhen para Gjykatës së Tiranës, po zhvillohet seanca për të arrestuarit

Nis në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj 21 të arrestuarve pas protestës te Parlamenti

Raporti thekson një përkeqësim të përgjithshëm të të drejtave të punëtorëve në mbarë botën, me më shumë se një në tre vende që klasifikohen në nivelin më të ulët të mundshëm – pa garanci për të drejtat e punëtorëve.

Në Evropë, vetëm 7 vende kanë arritur të ruajnë vlerësimin më të lartë, përballë 18 vendeve që ishte në vitin 2014.

“Ky trend i tmerrshëm nënvizon ashpërsinë e sulmit të vazhdueshëm nga qeveritë dhe korporatat mbi të drejtat dhe liritë themelore të punës gjatë dekadës së fundit,” thuhet në raport.

Ndërkohë, raporti përmend se në Shqipëri dhe disa vende të tjera si Hungaria, Moldavia, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, qeveritë kanë abuzuar me pushtetin ligjor duke e zgjeruar në mënyrë të tepërt përkufizimin e “shërbimeve thelbësore”, për të kufizuar të drejtën e grevës.

Renditja e Shqipërisë në nivelin e tretë nga pesë në total.

Sipas raportit shkeljet e të drejtës së punëtorëve për grevë mbetën në nivelin më të lartë globalisht që nga fillimi i Indeksit në vitin 2014.

“Në vitin 2025, grevat u kufizuan ose u ndaluan në 131 vende (87%), të pandryshuara nga viti 2024 dhe nga 63% në vitin 2014”.

Kjo shtypje, sipas raportit, ndodh në një kohë kur greva si e drejtë është njohur nga Konventa 87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e ratifikuar nga 158 prej 187 shteteve anëtare të saj.

Raporti citon gjithashtu përpjekjet sistematike të disa kompanive në Evropë për të minuar aktivitetin sindikal, ndërsa në disa vende është vërejtur krijimi i të ashtuquajturave “sindikata të verdha”, të kontrolluara nga punëdhënësit, që zbehin rolin e mbrojtjes së të drejtave të punonjësve.

Në renditjen globale, 10 vendet me situatën më të keqe për të drejtat e punëtorëve përfshijnë Bangladeshin, Bjellorusinë, Ekuadorin, Egjiptin, Eswatinin (Afrikë), Mianmarin, Nigerinë, Filipinet, Tunizinë dhe Turqinë.

Në vitin 2025, ndalimi ose kufizimi i grevave u evidentua në 131 vende (87%), një shifër që ka mbetur e pandryshuar nga viti i kaluar, por përbën një rritje të madhe krahasuar me vitin 2014, kur kjo ndodhte në 63% të vendeve.

Raste konkrete përmenden edhe në Belgjikë dhe Zvicër, ku sindikalistë u arrestuan apo u gjobitën për pjesëmarrje në greva, duke përforcuar prirjen e frikësimit dhe shtypjes së të drejtës së organizimit sindikal.

/Citizens.al

Nga Kategoria

Aktualitet

“Lironi çunat”, Protestuesit mblidhen para Gjykatës së Tiranës, po zhvillohet seanca për të arrestuarit

5 Korrik, 2026
Aktualitet

Nis në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj 21 të arrestuarve pas protestës te Parlamenti

5 Korrik, 2026
Aktualitet

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit dhe shpërndan turmën pas mesnate

5 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Lironi çunat”, Protestuesit mblidhen para Gjykatës së Tiranës, po zhvillohet seanca për të arrestuarit

5 Korrik, 2026

Nis në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj 21 të arrestuarve pas protestës te Parlamenti

5 Korrik, 2026

Rama: Shqipëria vazhdon të marrë mbështetje për integrimin në BE

5 Korrik, 2026

“Revolucioni i Flamingove” merr hov në Shqipëri, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

5 Korrik, 2026

“E kanë bërë edhe me ChatGPT”, Rama përgënjeshtron projektin në Porto Palermo: S’do të ketë asnjë ndërtim, gjiri është monument natyre

5 Korrik, 2026

Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur nga tërmetet shkatërruese

5 Korrik, 2026

Protestuesit e arrestuar dalin sot para togave të zeza, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit dhe shpërndan turmën pas mesnate

5 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.