• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tmerr në Indonezi, krokodili ha adoleshentin, shoku i tij përpiqet ta shpëtojë (VIDEO)

4 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në juglindje të Sulawesit në Indonezi, ku një krokodil i madh ka sulmuar për vdekje një djalë 17-vjeçar, ndërsa ky ndodhej duke peshkuar me mikun e tij në lumin Kaleleha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

La Bayu, viktima, u sulmua dhe u tërhoq brutalisht nga krokodili, i cili më pas e mbajti trupin e pajetë në nofullat e tij. Pamje të frikshme të filmuara nga ekipet e shpëtimit tregojnë momentin kur krokodili e tërheq trupin e djalit nëpër lumë.

Miku i tij, Inguu, u hodh menjëherë në lumë për ta shpëtuar, por grabitqari e goditi me forcë dhe vazhdoi ta rrotullojë trupin e La Bayut në atë që njihet si “rrotullimi i vdekjes”.

Lexo edhe:

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

KLIKO PER VIDEON

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, pas njoftimit të banorëve lokalë, ekipi i shpëtimit arriti në vendngjarje. Mbi 100 persona morën pjesë në kërkimet për trupin. Sipas autoriteteve, krokodili u gjet rreth 50 metra nga një urë, ende me trupin e adoleshentit në gojë.

Përdorimi i rrjetave ndihmoi në kapjen e kafshës dhe nxjerrjen e trupit të La Bayut, i cili kishte plagë të rënda në sqetull, një krah të thyer, dorën e majtë të shqyer dhe dëmtime të rënda në pjesën e belit. Trupi i është dorëzuar familjes së tij.

Zëdhënësi i policisë së Muna-s, Ipda Baharuddin, i bëri thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin përkohësisht aktivitetet në këtë zonë.

Kjo tragjedi është vetëm një nga shumë që kanë ndodhur në Indonezi, e cila renditet si vendi me më shumë sulme të krokodilëve në botë. Sipas të dhënave të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), mbi 1,000 incidente janë regjistruar gjatë dekadës së fundit, me më shumë se 450 viktima – ndërsa mendohet se shumë raste mbeten të paregjistruara.

Ngjarja e rëndë vjen pak pas një tjetër rasti të tmerrshëm, ku një 13-vjeçar, Muhammad Syahputra Almanda, u sulmua për vdekje nga një krokodil 13 metra i gjatë, ndërsa po luante futboll me shokët në provincën Jambi.

Po ashtu, muajin e kaluar një grua shtatzënë 28-vjeçare, Munirah, u sulmua nga një krokodil në kuzhinën e shtëpisë së saj të përmbytur në Kalimantan. Edhe pse motra e saj u përpoq ta shpëtonte, grabitqari e tërhoqi atë në ujë. Trupi i saj u gjet pas gjysmë ore, duke notuar në sipërfaqen e lumit Mambulu.

Shkencëtarët paralajmërojnë se zhvillimi urban dhe shpyllëzimi kanë reduktuar habitatet natyrore të krokodilëve, duke i afruar gjithnjë e më shumë pranë zonave të banuara nga njerëzit. Kombinimi i faktorëve si peshkimi i tepruar, humbja e habitateve dhe varfëria që shtyn banorët të lahen apo peshkojnë në lumenj, kanë shtuar ndjeshëm rrezikun e sulmeve fatale.

Tags: indonezikrokodil

Nga Kategoria

Bota

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026
Kryesore

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026
Bota

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia nuk di të humbasë në Europë, merr një pikë të artë në Danimarkë

22 Tetor, 2026

Kurti takon kancelarin Merz: 1,5 miliardë euro investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

22 Tetor, 2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.