• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

4 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i publikuar nga shoqata “Together for Life” tregon se korrupsioni është i gjithëpërhapur në sistemin shëndetësor. Sipas ekspertëve, korrupsioni në shëndetësi është një nga format më shqetësuese për qytetarët, që e kthyer në praktikë të zakonshme cenon qasjen në kujdes shëndetësor.

“Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë aty. I linin njerëzit derisa na drejtonin për të blerë protezë dhe të gjitha gjërat e nevojshme për ndërhyrjen. Nuk ia mban kujt të ankohet, sepse nuk të kapin me dorë”. Kjo është vetëm një nga dëshmitë e familjarëve për përvojën e tyre me korrupsionin në spitalet shqiptare, e publikuar në raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë” nga shoqata “Together for Life”.

Raporti i publikuar në maj 2025 bazohet në anketimin e 1 mijë qytetarëve dhe njerr në pah një fenomen mjaft shqetësues në sektorin e shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se 8 në 10 persona shprehin bindjen se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i korruptuar.

Lexo edhe:

Kosova fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë miqësoren ndaj Armenisë

Sulmet nuk ndaluan as në ditën e Kurban Bajramit, 38 persona humbën jetën në Gaza sot

“83% e të anketuarve e konsiderojnë sistemin shëndetësor si të korruptuar,” thekson raporti.

Alma Lahe, një prej eksperteve të këtij raporti, argumenton se ajo që i prek pacientët dhe për të cilën ata tregojnë ndjeshmëri më të madhe është korrupsioni i vogël, që e ndjejnë drejtpërdrejt në xhepin e tyre.

“Nga raporti i publikuar nga TFL rezulton se korrupsioni është një fenomen mjaft i përhapur në këtë sektor dhe ai është i përhapur në të gjitha nivelet, duke filluar nga korrupsioni i ‘vogël’ nëpërmjet mirëmbajtjes së ofruesve të shërbimit që kërkojnë, apo pranojnë pagesë jo formale nga pacientët për shërbime që duhet të ofrohen falas dhe deri te korrupsioni i ‘madh’ që përfshin institucionet e larta dhe që ka të bëjë me procedurat tenderuese në infrastrukturë, pajisje apo shërbime,” tha Lahe për BIRN.

Raporti i Shoqatës “Together for Life” tregon se korrupsioni ka prekur të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Spitalet universitare perceptohen si më të korruptuarat nga 8 në 10 të anketuar (81%); spitalet rajonale perceptohen si shumë të korruptuara nga 76% e të anketuarve, ndërsa spitalet bashkiake perceptohen si shumë të korruptuara nga 60% e burrave dhe 55% e grave.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, Dritan Trepça është i vetëdijshëm se korrupsioni në sistemin shëndetësor perceptohet si një ndër format më shqetësuese të korrupsionit publik për qytetarët.

“Një nga burimet më të zakonshme të perceptimit për korrupsion në shëndetësi është praktika e ryshfetit apo ‘bakshishit’ për mjekët, infermierët, apo personelin tjetër për të marrë kujdes të favorshëm, më të shpejtë, apo më të kujdesshëm. Këto praktika, ndonëse shpesh justifikohen si ‘traditë’ apo ‘falënderim’, në realitet ushqejnë një sistem informal pagesash që cenon barazinë në qasje,” tha Trepça.

Shkaqet e korrupsionit

Gjetjet e raportit të shoqatës “Together for Life” tregojnë se 70% e pacientëve kanë paguar ryshfet për shërbimin e kërkuar, sepse u është lënë të kuptohet se ndryshe nuk do ta merrnin atë shërbim. Ndërkohë, 53% e të anketuarve thonë se kanë paguar për të marrë shërbim më të mirë, 42% për të përshpejtuar marrjen e shërbimit dhe 22% të pacientëvë u është kërkuar pagesë drejtpërdrejt nga stafi.

“Tre në katër pjesëmarrës (75%) raportojnë se kanë dhënë ryshfet për kryerjen e operacioneve dhe trajtimeve. Kjo sugjeron një presion të madh mbi pacientët për të siguruar trajtim adekuat në raste urgjente ose jetike,” thekson raporti.

“Vizitat në spitalet publike (56%) dhe lindjet e kujdesi obstetrik-gjinekologjik (52%) janë ndër shërbimet për të cilat pjesëmarrësit në anketë pranojnë se kanë dhënë ryshfet”, nënvizohet në raportin “Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë”.

Rreth 2 në 3 të intervistuar (63%) mendojnë se shkaku kryesor i përhapjes së korrupsionit në sistemin shëndetësor është kultura e pranuar e ryshfetit në shoqërinë shqiptare. Sipas raportit, mungesa e kontrollit dhe e ndëshkimeve nga autoritetet është faktori kryesor që nxit korrupsionin në shëndetësi. Po ashtu, qytetarët përmendin keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës, mungesën e vetëdijes dhe guximit për të raportuar korrupsionin, pagat e ulëta të personelit shëndetësor si dhe nënfinancimin e sistemit nga shteti si shkaqe kryesore.

Doktor Trepçka nga Urdhri i Mjekëve thotë se perceptimi për korrupsionin në sektorin e shëndetësisë është një ndër pengesat për ndërtimin e një sistemi të drejtë, efikas dhe të besueshëm.

“Korrupsioni i perceptuar, edhe kur nuk është i faktuar, në çdo rast krijon një klimë mosbesimi që dëmton si qytetarin, ashtu edhe vetë profesionistin. Zgjidhja kërkon një qasje të gjithanshme: transparencë, drejtësi, ndërgjegjësim dhe forcim të institucioneve,” thekson ai.

Lahe nga shoqata “Together for Life” thekson se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e institucioneve, me qëllim që të kërkojë transparencë.

“Është roli dhe misioni i shoqërisë civile të jenë aktivë në monitorim dhe në të kërkuarit nga institucionet të jenë më transparente, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse”, thotë ekspertja Alma Lahe.

Ekspertët e raportit rekomandojnë ndër të tjera se: “Për të rikthyer besimin e publikut, është thelbësore që rastet e korrupsionit të ndiqen dhe ndëshkohen në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në kohë nga autoritetet përkatëse. Kjo përfshin zbatimin konsekuent të ligjit dhe shmangien e çdo tolerance ndaj praktikave korruptive në sektorin shëndetësor”./ Birn

Nga Kategoria

Lajme

Kosova fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë miqësoren ndaj Armenisë

6 Qershor, 2025
Bota

Sulmet nuk ndaluan as në ditën e Kurban Bajramit, 38 persona humbën jetën në Gaza sot

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Makina në zall, si e gjetën fëmijët pas dy ditësh 35-vjeçarin të gjallë?

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kosova fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë miqësoren ndaj Armenisë

6 Qershor, 2025

Sulmet nuk ndaluan as në ditën e Kurban Bajramit, 38 persona humbën jetën në Gaza sot

6 Qershor, 2025

Makina në zall, si e gjetën fëmijët pas dy ditësh 35-vjeçarin të gjallë?

6 Qershor, 2025

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

6 Qershor, 2025

Silvinjo: Formacionin anti-Serbi e kam gati, doja të sillja babanë nga Brazili në Air Albania

6 Qershor, 2025

“Futbollistët sot e kanë mendjen te rrjetet sociale”, Sylvinho thirrje lojtarëve: Është shansi juaj, lëreni shpirtin në fushë

6 Qershor, 2025

Dhunuan të miturën dhe hodhën pamjet në internet, nën hetim 5 vajza në Tiranë

6 Qershor, 2025

Trajneri serb përplaset me gazetarin në Tiranë: Nuk më intereson…

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.