• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Analiza/ “Mbrëmja e turpit”, ja pse dështoi keq Interi kundër PSG në finale

1 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Nga një fushë lavdie në një skenë rrënimi, Mynihu nuk është më i njëjti për tifozët zikaltër.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dje, “Allianz Arena” u kthye në skenën e një prej turpërimeve më të mëdha në historinë e klubit milanez. Humbja 5-0 ndaj Paris Saint-Germain në finalen europiane është një plagë e thellë, jo vetëm për Interin, por për të gjithë futbollin italian. Asnjëherë më parë një ekip italian nuk kishte humbur një finale ndërkombëtare me një rezultat të tillë.

Turp, po, në kuptimin më të plotë të fjalës. Një fjalë që rrallëherë duhet përdorur në sport, por që këtë herë duket e pashmangshme. Kur loja e dobët shndërrohet në ndjesi kolektive poshtërimi, atëherë nuk ka fjalë më të saktë. E vetmja mënyrë për të përballuar një dështim të tillë është ta emërtosh siç është: një masakër sportive.

Lexo edhe:

Donny van de Beek shpall fejesën me Estelle, vajzën e Dennis Bergkamp – komente të shumta nga gruar e lojtarëve të Man Utd në Instagramin e tij.

Marcus Rashford nuk dëshiron të rikthehet te Manchester United, synon transferim të përhershëm te Barcelona

NJË SKUADËR E SHPËRBËRË

Në analizën e saj të ashpër, “La Gazzetta dello Sport” nuk kursen kritikat: “PSG bëri gjithçka që deshi në fushë, dhe Interi qëndroi si spektator. Goditja e parë në portë nga Interi erdhi në minutën e 74-ët. Francezët patën 8 gjuajtje në kuadrat dhe mbi 20 në total.”
Që nga minuta e parë, skuadra e Luis Enrique dominoi çdo aspekt të lojës: presion, intensitet, teknikë dhe organizim. Në anën tjetër, Interi i Inzaghit u duk i lodhur, i ngadaltë dhe pa ide. Shifrat janë të pamëshirshme, por ajo që rëndon më shumë është mungesa e reagimit dhe krenarisë.

ZËVENDËSIMET E PAKUPTIMTA

Trajneri zikaltër, në një nga mbrëmjet më të errëta të karrierës së tij, dështoi në çdo aspekt. Përballë një kundërshtari shumë më të freskët dhe teknik, ai nuk bëri asnjë ndryshim taktik të efektshëm. Katër nga pesë zëvendësimet e tij ishin në mbrojtje, ndërsa Frattesi, një nga mesfushorët më energjik dhe ishte shpresë për rikuperim, mbeti në stol.

NJOLLË MBI HISTORI DHE E ARDHME

Fati i keq donte që Interi të luante me fanellat e verdha: ngjyrat zikaltër të lavdisë evropiane nuk u njollosën, por imazhi i klubit u trondit rëndë. Dhe më keq akoma, u hodh hije mbi të ardhmen. Një skuadër e plakur – mesatarisht pesë vite më e vjetër se PSG – u rrëzua përballë një rivali plot freski e ide. Doué (19 vjeç), autor i dy golave dhe një asisti, dhe Yamal (17), që terrorizoi krahun e djathtë, ishin simboli i së ardhmes që Interi nuk po e përqafoi dot.

LODHJA, MUNGESA E THELLËSISË DHE FUNDI I NJË CIKLI

Problemet nuk lindën dje. Shenjat e rënies fizike kishin filluar që në fund të prillit, kur humbjet ndaj Bolonjës, Milanit dhe Romës i hoqën Interit mundësinë për titullin dhe Kupën e Italisë. Ngarkesa e madhe fizike, mungesa e zëvendësimeve cilësore, sidomos në sulm, dhe një varësi e tepruar nga veteranët, dolën në pah pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Lautaro Martinez, lideri i padiskutueshëm i këtij ekipi, ishte një hije e vetvetes: i lodhur, i dëmtuar, i padukshëm. Dhe nuk ishte i vetmi.

KOHA PËR REFLEKTIM DHE RINDËRTIM

Kjo disfatë duhet të shërbejë si kthesë. Mbrojtja, përvoja dhe fiziku nuk mjaftojnë më. Futbolli modern është një lojë teknike, kreative, e mbështetur te rinia dhe imagjinata. “Në thelb, fiton ai që e trajton më mirë topin”, shkruan me të drejtë Gazzetta. Është koha që Interi të rigjenerohet, të krijojë një skuadër më të freskët, më teknike dhe më të shpejtë, që të mund të garojë seriozisht në të gjitha frontet.

Nga Kategoria

Sporti

Donny van de Beek shpall fejesën me Estelle, vajzën e Dennis Bergkamp – komente të shumta nga gruar e lojtarëve të Man Utd në Instagramin e tij.

3 Shkurt, 2026
Sporti

Marcus Rashford nuk dëshiron të rikthehet te Manchester United, synon transferim të përhershëm te Barcelona

3 Shkurt, 2026
Sporti

Real Madrid pret një sinjal nga Vitinha për të nisur lëvizjen e parë

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

LAJM I FUNDIT: Berisha i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

LAJM I FUNDIT: Berisha i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

3 Shkurt, 2026

Ish-kreu i Qendrës për Imunizimin në SHBA: “Evropa mund të mbushë boshllëkun e SHBA-së në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”

3 Shkurt, 2026

Donny van de Beek shpall fejesën me Estelle, vajzën e Dennis Bergkamp – komente të shumta nga gruar e lojtarëve të Man Utd në Instagramin e tij.

3 Shkurt, 2026
A ka gjetur Adgar Çani ekipin e ri? Në ditën përmbyllëse të tregut, ai bashkohet me një skuadër të re në futbollin italian.

A ka gjetur Adgar Çani ekipin e ri? Në ditën përmbyllëse të tregut, ai bashkohet me një skuadër të re në futbollin italian.

3 Shkurt, 2026

Spanja ndalon aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën 16-vjeç

3 Shkurt, 2026

Presidenti i Iranit thotë se do të negocojë me SHBA-në. Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani do të ndjekë biseda “të drejta dhe të barabarta”

3 Shkurt, 2026

Prokurorët e Parisit bastisin zyrat e “X” në Francë!

3 Shkurt, 2026
Përmirësimi i shëndetit të Sokol Dacit pas plagosjes aksidentale / Atentati ka ndodhur pas një grindjeje të vitit të kaluar, policia e cilësoi si incident të rastësishëm.

Përmirësimi i shëndetit të Sokol Dacit pas plagosjes aksidentale / Atentati ka ndodhur pas një grindjeje të vitit të kaluar, policia e cilësoi si incident të rastësishëm

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.