• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Macron: Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit

30 Maj, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, tha të premten presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai e përsëriti se Parisi është i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Bllokada humanitare po krijon situatë të papërballueshme në terren”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong, në Singapor.

“Dhe, kështu, nëse nuk ka përgjigje të përshtatshme për situatën humanitare në orët dhe ditët në vijim, atëherë padyshim që do të duhet ta ashpërsojmë qëndrimin tonë të përbashkët”, shtoi Macron, duke theksuar se Franca mund ta shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë.

Lexo edhe:

Greqia mobilizohet, pas kërcënimit iranian

Sulme masive ruse me raketa godasin Kievin, Ukraina: Të paktën 5 të vrarë dhe 23 të plagosur

“Por, unë ende shpresoj se Qeveria izraelite do ta ndryshojë qëndrimin dhe përfundimisht do ta kemi një përgjigje humanitare”, shtoi ai.

Si rrjedhojë e trysnisë së shtuar ndërkombëtare, Izraeli i dha fund pjesërisht javën e kaluar një bllokade 11-javore të ndihmave për Gazën, duke lejuar një sasi të kufizuar ndihmash të hyjnë përmes një sistemi që është kritikuar bujshëm. Macron tha se Parisi është i përkushtuar të punojë për një zgjidhje politike dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Qenia e një shteti palestinez “nuk është thjesht detyrim moral, por edhe domosdoshmëri politike”, u tha Macron gazetarëve në Singapor. Sipas diplomatëve dhe ekspertëve, Macron po anon drejt njohjes së një shteti palestinez – një hap që mund ta zemërojë Izraelin dhe t’i thellojë përçarjet në Perëndim.

Zyrtarët francezë po shqyrtojnë këtë hap në prag të një konference të Kombeve të Bashkuara, që Franca dhe Arabia Saudite do ta bashkorganizojnë nga 17 deri më 20 qershor, për t’i përcaktuar parametrat për rrugën drejt një shteti palestinez, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Nga Kategoria

Bota

Greqia mobilizohet, pas kërcënimit iranian

20 Gusht, 2026
Bota

Sulme masive ruse me raketa godasin Kievin, Ukraina: Të paktën 5 të vrarë dhe 23 të plagosur

20 Gusht, 2026
Bota

“Lista e zezë” e Teheranit: Cilat vende mund të goditen nga Irani, në Europë?

20 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

20 Gusht, 2026

Del FOTO dhe EMRI: Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll, shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh

20 Gusht, 2026

Plagosje në Delvinë, një grua niset me URGJENCË në spital

20 Gusht, 2026

Shpërndanin drogë me një makinë në Mykonos/ Në pranga dy shqiptarët, Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

20 Gusht, 2026

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq/ I moshuari me shkop në dorë i hakërrehet kryetarit të seancës, mazhoranca braktis sallën

20 Gusht, 2026

Presion me foto dhe video intime – Si e kërcënoi Refit Buzi të fejuarën e vet në Tiranë, para se t’i vriste prindërit dhe ta merrte peng

20 Gusht, 2026

Gruaja shtatzënë nuk arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë. Shpëtohet nëna dhe foshnja

20 Gusht, 2026

5 vatra zjarri akoma aktive në vend, Dajti, Lufaj dhe Puka sërish “zona të kuqe”, 382 forca operacionale në terren (BILANCI)

20 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.