• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për helmimin e fëmijëve të kopshtit në Gramsh

25 Maj, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur zyrtarisht hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Gramshit, ku rreth 70 fëmijë të një kopshti publik dyshohet se janë helmuar, të prekur nga bakteri salmonela.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Gramshit kanë referuar materialet procedurale në Prokurori për vlerësim, pas marrjes së informacioneve nga rrjetet sociale më datë 24 maj, ku raportoheshin raste të shumta helmimi në Kopshtin Nr.1 të qytetit.

Gjendja më e rënduar shëndetësore është regjistruar tek 6 fëmijë, të cilët janë shtruar në spitalin e Gramshit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, janë kryer analizat për të gjithë fëmijët e kopshtit si dhe për personelin.

Lexo edhe:

“Ai ishte Zoti për mua”/ Blerina Matraku për Adi Hilën: E dija se është ndarë nga gruaja

 Shpërthen në ecje e sipër automjeti në Gjirokastër, lëndohen 2 persona

Autoritetet hetimore kanë sekuestruar kartelat klinike të 6 fëmijëve të shtruar, procesverbalet e furnizimit dhe kontrollit të produkteve ushqimore në institucionin parashkollor, si dhe kanë marrë mostra nga ushqimi për analiza të mëtejshme laboratorike. Është bllokuar gjithashtu çdo produkt ushqimor i mbetur në kuzhinën e kopshtit, në pritje të rezultateve të analizave.

Të gjitha veprimet procedurale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë tek prindërit dhe komuniteti lokal, ndërsa institucionet kanë premtuar zbardhjen e plotë të rastit dhe marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Nga Kategoria

Lajme

“Ai ishte Zoti për mua”/ Blerina Matraku për Adi Hilën: E dija se është ndarë nga gruaja

10 Tetor, 2026
Kryesore

 Shpërthen në ecje e sipër automjeti në Gjirokastër, lëndohen 2 persona

10 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

Pas videove me Adi Hilën, flet në ekran Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për…

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ai ishte Zoti për mua”/ Blerina Matraku për Adi Hilën: E dija se është ndarë nga gruaja

10 Tetor, 2026

 Shpërthen në ecje e sipër automjeti në Gjirokastër, lëndohen 2 persona

10 Tetor, 2026
Screenshot

Pas videove me Adi Hilën, flet në ekran Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për…

10 Tetor, 2026

Shqipëria brenda, Serbia jashtë – BE “ndëshkon” Beogradin

10 Tetor, 2026

Presidenti palestinez shtyn zgjedhjet parlamentare për në shtator 2027, do mbahen njëkohësisht me ato presidenciale

10 Tetor, 2026

Gjermania ruan sanksionet ndaj Rusisë pas njoftimit të Trump për importet e naftës

10 Tetor, 2026
Screenshot

Shkrirja e bashkisë Maliq, banorët: Na tradhtuan, zona jonë mori fund pas kësaj

10 Tetor, 2026

Policia franceze nën hetim, shtohen të plagosurit gjatë protestave të studentëve

10 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.