• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

24 Maj, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Osman Stafa

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

🚩Si u ndanë urgjencat kirugjikale mes spitaleve pa lajmëruar askënd!

Urgjencat kirugjikale në Shqipëri janë si një lojë me tre kuti, ku nuk dihet se ku është “çelësi i jetës”, pra spitali ku duhet të marrësh urgjentisht shërbimin.

Lexo edhe:

Prokuroria dërgon në gjykatë çështjen për hakerimin e emaileve të SPAK

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”

🔴Fillimisht, ndarja e urgjencave kirurgjikale bëhej kështu:

Të hënën, urgjencat kirurgjikale mbuloheshin nga QSUT.

Të martën dhe të mërkurën, nga Spitali i Traumës.

Të enjten, Shefqet Ndroqi.

Të premten, të shtunën dhe të dielën, sërish QSUT.

Asokohe, siç është bërë zakon në sistemin shëndetësor shqiptar, nuk pati asnjë njoftim zyrtar. Asnjë tabelë, asnjë status në rrjetet sociale, asnjë afishe në ndonjë derë spitali. Qytetari shqiptar, duhej të kishte dhuntinë e parashikueshmërisë kirurgjikale.

🔴Por surprizat nuk mbaruan. Në fillim të këtij viti, ditët ndryshuan përsëri.

Të hënën, urgjencat kirurgjikale mbetën në QSUT.

Të martën, kaluan te Trauma.

Të mërkurën dhe të enjten, u shpërngulën te Shefqet Ndroqi.

Të premten, të shtunën dhe të dielën, u kthyen në QSUT.

As ky ndryshim nuk u njoftua. Për publikun, thjesht u zgjua një ditë dhe filloi të udhëtonte mes spitaleve si në një version të errët të “Amazing Race”, por pa çmim në fund.

🔴Në fund të muajit prill ndarja ndryshoi sërish:

Të hënat dhe të martat, urgjencat kirurgjikale në QSUT.

Të mërkurat dhe të enjtet, Shefqet Ndroqi.

Të premten, të shtunën dhe të dielën, QSUT.

E përsëris: asnjë njoftim publik. Në një vend normal, një ndryshim i tillë do të përfshinte fushata informimi, njoftime në çdo media, në çdo qendër shëndetësore. Në Shqipëri, lajmi kalon me fjalë mes drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitaleve.

Për më tepër, shtimi i ditëve të urgjencës në QSUT nuk është shoqëruar me shtim të stafit. Asnjë mjek, asnjë infermier shtesë nuk është vënë në dispozicion për të përballuar fluksin. Të njëjtët njerëz, të njëjtat turne, me më shumë pacientë dhe më shumë stres. Njësoj si të shtosh linjat e një autobusi, por të mos shtosh as shoferin, as karburantin.

Të thuash që kjo është papërgjegjshmëri do të ishte e pakta. Kjo është indiferencë sistemike. Dhe nëse një sistem nuk është i aftë të informojë qytetarin se ku duhet të shkojë kur ka një problem jetik, çfarë mbetet më për të besuar?

Nga Kategoria

Aktualitet

Prokuroria dërgon në gjykatë çështjen për hakerimin e emaileve të SPAK

6 Mars, 2026
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”

6 Mars, 2026
Aktualitet

Sjellja banale e Ballës në Kuvend, Tabaku: Arroganca e pushtetit po shfaqet me fyerje

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Conte pas fitores ndaj Torinos: “Bravo Napoli, gjithmonë reagon në raste emergjence. Elmas? Do t’i bëja një statujë”

7 Mars, 2026

Arbeloa pas fitores: “Reali luan për të fituar” – lavdëron Valverden dhe Thiago Pitarch

7 Mars, 2026

Monaco trondit PSG-në, fiton 3-1 në Paris dhe e ndez garën për titull

7 Mars, 2026

Bayern shkatërron Gladbach 4-1, por humbet sërish Neuerin për shkak të dëmtimit

7 Mars, 2026
La Liga: Valverde shpallet hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

La Liga: Valverde hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

6 Mars, 2026

Real Madridi vendos të vazhdojë garën për titullin; fiton në frymën e fundit ndaj Celtas

6 Mars, 2026

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

6 Mars, 2026
Tirana triumfon ndaj Partzanit dhe merr për herë të 10-të Kupën e Shqipërisë.

Tirana triumfon ndaj Partzanit dhe merr për herë të 10-të Kupën e Shqipërisë

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.