• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Gjermania largon të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, DW: Qeveria e re ka nisur shkurtimet

16 Maj, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm – përfshirë edhe postin për Ballkanin Perëndimor. Ky post ishte krijuar në vitin 2022 nga ministrja e atëhershme e Jashtme, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), për të mbështetur me intensitet procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministria e Jashtme Gjermane i tha DW se ky vendim është pjesë e një premtimi qendror të qeverisë së re: shkurtimi dhe thjeshtimi i strukturave shtetërore. “Detyrat që më parë i përkisnin dërguarit të posaçëm do të kalojnë në sektorët përkatës të ministrisë”, i tha një zëdhënës i ministrisë DW dhe shtoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit do të vazhdojë të jetë i ngushtë dhe i thelluar, ndërsa Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE do të mbeten prioritete të qarta.

Rol ndërmjetësues në Ballkanin Perëndimor

Lexo edhe:

Asambleja e OKB, Vuçiç falënderon shtetet që nuk njohin Kosovën: E dimë që ju kanë bërë presion! Sytë katër kur nënshkruani me fuqitë e mëdha

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit), i cili e mbajti këtë post deri tani, ka qenë një figurë shumë aktive në politikën gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai udhëtonte rregullisht në rajon, merrte pjesë në samite dhe ndërmjetësonte mes qeverive. Veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit, Sarrazin pati një rol kyç në arritjen e marrëveshjeve për mobilitetin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qeverinë e mëparshme tripartiake, Ballkani Perëndimor gëzonte një rëndësi të veçantë.

Në marrëveshjen e re të koalicionit mes socialdemokratëve dhe demokristianëve rajoni përmendet shumë pak. Edhe pse me ministrin e Jashtëm Johann Wadephul dhe ministrin e Evropës Gunther Krichbaum – Gjermania ka në krye të diplomacisë dy njohës të Ballkanit Perëndimor, rajoni nuk arriti të gjente vend as në fjalimin e kanclearit Merz e as në atë të ministrit të jashtëm Wadephul, gjatë prezantimit të prioriteteve të tyre qeveritare të mërkurën, më 14 maj,  në Bundestag.

Reagime të përziera në Bundestag

Deputeti i Të Gjelbërve Boris Mijatovic e kritikon heqjen e postit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ai vlerëson se ky rol ishte një instrument i rëndësishëm politik për të dërguar sinjale mbështetjeje ndaj rajonit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. “Siç duket, qeveria e re po largohet nga ideja e një afrimi të shpejtë të rajonit me Bashkimin Evropian”, tha ai për Deutsche Wellen.

Deputeti i partisë bashkëqeverisëse SPD, Adis Ahmetovic, në të kundërtën siguron për DW se me Wadephul dhe Krichbaum qeveria e re ka në krye të diplomacisë figura me përvojë të thellë në rajon dhe çështja do të trajtohet në “nivel të lartë”. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbetet një prioritet i lartë për ne si grup parlamentar i SPD-së,” tha Ahmetovic për Deutsche Wellen./ DW

Nga Kategoria

Lajme

Asambleja e OKB, Vuçiç falënderon shtetet që nuk njohin Kosovën: E dimë që ju kanë bërë presion! Sytë katër kur nënshkruani me fuqitë e mëdha

24 Shtator, 2026
Kryesore

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

17 Shtator, 2026
Kosova

Serbia në festë pas vendimit të Gjykatës Speciale! Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme, Daçiç: U vërtetuan akuzat tona

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni e shantazhoi publikisht se takohet në hotel me agjentë serbë, REAGON Klodiana Lala

24 Shtator, 2026

Takim urgjent në Presidencë, Begaj thërret ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni akzua të rënda Klodiana Lalës në dyert e GJKKO: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner (VIDEO)

24 Shtator, 2026

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator, 2026

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026

Ndihmuan në arratisjen e Ergys Agasit, GJKKO lë në fuqi masat me arrest në burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin

24 Shtator, 2026

Shtyhet sërish seanca për Metën dhe Kryemadhin, shkak mungesa e gjyqtares Rudina Palloj! Ish-deputetja: SHISH, në shërbim të krimit të organizuar dhe fik radarët

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.