• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

15 Maj, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për rezultatin e zgjedhjeve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Qori tha se Lëvizja Bashkë ka marrë minimumin e pritshmërive që kishte, pra një mandat, por edhe kjo në vetëvete është një arritje, për shkak të klimës së pabarabartë ku ka garuar, duke qenë ekstremisht e goditur, pa resurse ekonomike dhe pa hapësirë në media.

Qori komentoi edhe rezultatin e thellë që arriti PS, duke shpjeguar disa nga faktorët që sollën këtë rezulat.

Lexo edhe:

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

Rama mbledh qeverinë, një ditë para mbledhjes së ministrave dhe drejtuesve politikë në PS

“Kam patur shumë ftesa televizive, zgjedhjet mbaruan dhe nuk ka më rrezik. Nuk ka ngelur TV që më ka marrë, për një qëndrim, por u thoja do të mbarojë procesi, do të jem një qëndrim dhe pastaj do të dalim në media. Tani për tani, mendimi im nuk do të ketë të njëjtin efekt si përpara zgjedhjeve.

Ky rezultat më ka habitur, nuk e kam pritur, që PS të merrte kaq shumë deputetë. E di që në vendin tonë ka marrë ferra uratën, korrupsion, blerje votash, ç’të duash, por kam besuar që zullumi nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa një parti në pushtet pas 12 vitesh, ku çdo vit është më i keq, të thellojë rezultatin.

Për Lëvizjen Bashkë është rezultati minimal që ne prisnim. Kemi arritur të nxjerrim një deputet. Donim më shumë, meritonim më shumë, por në kushtet e një gare të pabarabartë me të gjithë, jo vetëm me PS dhe PD. Nuk financohemi nga oligarkët, nuk marrim para nga shteti, mediat na bojtkojnë, por ky rezultat është shenjë e rëndësishme se mund të bëhet politikë krejt ndryshe. Arrin që 24 mijë votues, është një rezultat dinjitoz.

Përse kemi një thellim të numrit të deputetëve për PS dhe Edi Ramën? Mendoj se kjo është parti që ka të gjithë pushtetet, në një vend ku ndarja e pushteteve është në rastin më të mirë tejet i brishtë, ose nuk ekziston fare. Të kesh pushtetin ekzekutiv, legjislativ, kombëtar, lokal, të siguron një avantazh më të madh se disavantazhi që prodhon pakënaqësia. Është parti që ka mbështetjen e oligarkisë, por ka ditur të luajë nga pikëpamja stategjike. Rama ka rikrijuar gogolin, “bufin” e Sali Berishës. Është hera e parë pas vitit 2013 që Rama ka drejtpërdrejt përballë Sali Berishën. Ia ka dalë për muaj të tërë, që ata qytetarë të pakënaqëur ti bindë se ekziston një rrezik imagjinar që Berisha vjen në pushtet dhe ka shtrënguar rradhën.

Partia në pushtet ka një avantazh për listat, hedh në garë të hapur personat më të fortë brenda partisë, jo në kuptimin parimor, por kafshët e votave, maskarenjtë. Pra ka patur komoditetin, t’ju thotë Rakipëve, Qefalive, të gjithëve, këta që të kafshojnë edhe në qafë, ti hidhte të lista e hapur, vëllezër hahuni me njëri tjetrin, sepse duke shqyer njëri tjetrin, gjeneron vota për partinë. Asnjë parti tjetër nuk e ka patur këtë komoditet.

Por, avantazhi më i madh i tij ka qenë se ka krijuar perceptimin në shoqëi. Partitë e reja po ti mbledhësh kanë marrë një rezutlat që nuk kanë ekzistuar më parë, pra 10% e qytetarëve kërkojnë ndryshim. Por në pjesën tjetër është krijuar një ndjenjë e thellë pesimizmit. Të thotë se keni dy altenativa, pavarësisht dashamirësisë, keni dy alternativa, të keqen dhe të keqe, mes këtyre zgjidhni atë që ju duket pak më pak e keqe.

Ne folëm përpara se të hapeshin kutitë, dhe thashë jam optimist, nuk kisha parë kurrë kaq solidaritet në rrugë. Mendimi im ishte që nuk ka sesi të mos kthehet kjo masivisht në vota. Është kthyer pjesërisht por jo masivisht.

Shumë njerëz me dëshirën e mirë, simpatinë, në momentin e fundit kanë thënë jo, se diksuh më ka premtuar se do të më fusë në punë, një legalizim, një falje gjobe, një lloj kalkulimi i ngushtë pa patur në vëmendje panoramën e gjerë. Një pjesë e atyre që kanë votuar PS, kur kanë parë rezultatin kanë thënë kemi gabuar. Sikur të bëhen zgjedhjet sot, Rama nuk del aq sa del. Ata kanë menduar do të marrë 73, aman të mos jetë Berisha.

Por tani ai mund të bëjë çdo gjë, bashkë me tre deputetët e Tom Doshit. Shumë qytetarë tani, besoj i thonë vetes prit se ndoshta kemi gabuar. Kjo është ndoshta ajo dritare e vogël shprese, që ai rezultat nuk është real në kuptimin e besimit”, tha Qori.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

27 Gusht, 2026
Aktualitet

Rama mbledh qeverinë, një ditë para mbledhjes së ministrave dhe drejtuesve politikë në PS

27 Gusht, 2026
Aktualitet

“Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Të dhënat e TIMS ua dha armiqve

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barcelona merr 3 pikët ndaj Athletic Bilbaos, Rodri debuton me fanellën blaugrana

27 Gusht, 2026

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026

Egnatia përmbyset në Norvegji, humbet Europa League por vazhdon në Conference

27 Gusht, 2026

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, “Audi” përplas 12 vjeçarin që lëvizte me monopatinë! Fëmija ndërron jetë rrugës për në spital

27 Gusht, 2026

SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

27 Gusht, 2026

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

27 Gusht, 2026

Shorti i Champions League dhuron superduele, gjigantët europianë përballen që në fazën e ligës

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.