• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Dialogu me Serbinë kusht për integrimin e Kosovës, Marta Kos: Pa marrëveshje të zbatuar, nuk mund të ketë përparim drejt BE-së

28 Prill, 2025
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova nuk mund të avancojë drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kos theksoi se kjo është një kërkesë themelore dhe se aktualisht nuk ka sinjale nga shtetet anëtare të BE-së për ndonjë përparim të menjëhershëm në këtë drejtim.

“Jam në kontakt me politikanët në Kosovë dhe ata pretendojnë se janë shumë në favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht për nisjen e negociatave ose dhënien e statusit të kandidatit,” tha Kos.

Lexo edhe:

U përplas me 6 policë, gjykata e Apelit liron Klevin Metajn nga arresti shtëpiak

Tronditëse në Austri/ Shqiptari vret gruan, besonte se ishte…shtrigë! (Detaje)

Kosova, ende pa status kandidati

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022 dhe aktualisht mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat.

Procesi i anëtarësimit në BE kërkon përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, përafrimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së dhe ratifikimin unanim nga të gjitha shtetet anëtare.

“Nuk kam marrë asnjë sinjal nga shtetet anëtare ose nga presidenca daneze e Këshillit Evropian se kjo gjë mund të ndodhë së shpejti. Por mendoj se do të ishte shumë mirë të nisim,” shtoi Kos.

Bllokimi i dialogut dhe masat ndëshkuese

Nga shtatori i vitit 2023, nuk është zhvilluar asnjë rund politik i dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës.

Këto tensione bënë që Bashkimi Evropian të vendosë masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ende mbeten në fuqi, pavarësisht kërkesave të qeverisë kosovare për heqjen e tyre.

“Nëse shtetet anëtare do të jenë për heqjen e tyre, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Por, për momentin, jo të gjitha shtetet janë për heqjen e masave,” deklaroi Kos.

BE-ja kërkon zbatim të marrëveshjes së vitit 2023

Në vitin 2023, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por sipas Brukselit, asnjëra palë nuk e ka zbatuar plotësisht marrëveshjen, e cila konsiderohet e detyrueshme.

Edhe Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka theksuar se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të ecin përpara drejt BE-së pa arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe të zbatuar për normalizimin e marrëdhënieve.

Nga Kategoria

Aktualitet

U përplas me 6 policë, gjykata e Apelit liron Klevin Metajn nga arresti shtëpiak

13 Nëntor, 2026
Kryesore

Tronditëse në Austri/ Shqiptari vret gruan, besonte se ishte…shtrigë! (Detaje)

13 Nëntor, 2026
Kryesore

Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zyrtare: Pochettino merr drejtimin e Manchester United, nis misionin për ringritjen e “Djajve”

13 Nëntor, 2026

U përplas me 6 policë, gjykata e Apelit liron Klevin Metajn nga arresti shtëpiak

13 Nëntor, 2026

Tronditëse në Austri/ Shqiptari vret gruan, besonte se ishte…shtrigë! (Detaje)

13 Nëntor, 2026

Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale

13 Nëntor, 2026

Një mbrëmje për Ronaldon, Portugalia përgatit surprizën me numrin 7

13 Nëntor, 2026

Sky News zbërthen rrjetet shqiptare të kokainës në Britani! Nga rekrutimi në TikTok te telefonat që shiten 300 mijë paund, Vladimir Mara i SPAK: Paratë investohen edhe në Shqipëri

13 Nëntor, 2026

Kryebashkiaku Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve Sadleva Bodo, për transferimin nga Durrësi në Fier

13 Nëntor, 2026

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga Eneo Carka, ‘Napoleoni’ shqiptar me lidhje me kartelet kolumbiane, te Sheval Muaremi, kreu i klanit të Sarajit në Shkup

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.