Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Mikela Pupa, ka ndarë me ndjekësit një përvojë të pakëndshme që i ka ndodhur së fundmi. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se gjatë kësaj jave ka qenë e përfshirë në dy aksidente me makinë.
Fatmirësisht, Mikela thekson se është mirë, por pranon se është trembur shumë, veçanërisht sepse në të dyja rastet kishte me vete vajzën e saj të vogël, vetëm disa muajshe.
“Kete jave dhe un kam bere 2 aksidente . Cdo gje eshte shume mire shyqyr zotit, dhe makinen e mora sot nga servisi.
Por…Psee more njerez nuk respektoni asnjë rregull sidomos ne rreth-rrotullim që jeni te gjithe ne gare kush makine e fut ‘turirin’ e para…Une u tremba shume te them te drejten dhe akoma se kam mar veten sepse ne te 2-ja aksidentet kisha dhe vajzen ne makine ….Ju lutem!!!!! Udhetoni me kujdes”- ka shkruar Mikela në InstaStory.

