• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shqipërisë do t’i duhen më shumë se 50 vite për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot

25 Prill, 2025
tek Aktualitet, Analizë, Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së Bankës Botërore për rajonin ECA, që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat nga Banka Botërore referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën afërsisht 8500 USD në vitin 2023, por që të kalojnë në pragun e 14 mijë USD me të cilën klasifikohen vendet me të ardhura të larta na duhen afërsisht dy dekada. Ndërsa për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot na duhet më shumë se gjysmë shekulli, referojnë projeksione të tjera nga BERZH.

Banka Botërore i ndan ekonomitë në katër grupe të të ardhurave (të ulëta, të mesme-të ulëta, të mesme-të larta dhe të larta) për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e saj zhvillimor. Shqipëria aktualisht klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku bëjnë shtetet që kanë të ardhura për frymë ndemjet 4500-14000 USD për frymë në vit sipas kufijve të rishikuar vitin e kaluar nga Banka.

Lexo edhe:

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

Raporti i fundit tregon se vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) po përballen me sfida serioze në rrugën drejt arritjes së statusit të vendeve me të ardhura të larta, një objektiv që duket gjithnjë e më i largët për shumë prej tyre.

Vendet si Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia janë më afër këtij objektivi, me parashikime që shkojnë deri në rreth 10–18 vite për klasifikim në grupin e vendeve më të ardhura të larta. Për Shqipërinë ky prag është rreth 20 vite, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhen pak vite më shumë.

Për shumicën dërrmuese të vendeve të ECA, përfshirë Gjeorgjinë, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Armeninë, ky prag shihet si i paarritshëm në më pak se 80–100 vjet.

Analiza tregon se, të gjitha nënrajonet e ECA-s, me përjashtim të Turqisë dhe disa pjesëve të Azisë Qendrore, tregojnë devijime negative për të arritur këtë prag nga parashikimet para pandemisë. Ballkani Perëndimor dhe Europa Qendrore janë goditur më rëndë, me rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë në raport me parashikimet e vitit 2019. Turqia rezulton si përjashtim pozitiv, duke tejkaluar parashikimet me një devijim pozitiv prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019.

Pengesat strukturore, pasojat e pandemisë dhe rritja nën potencial janë faktorë që po ndikojnë në aftësinë e këtyre vendeve për të përparuar ekonomikisht. Banka sugjeron politika të reja zhvillimore, investime në kapitalin njerëzor dhe përshpejtim të integrimit ekonomik dhe teknologjik në rajon.

Këtë vit tre vende  Bullgaria, Palau dhe Rusia kaluan nga kategoria me të ardhura të mesme të larta në kategorinë me të ardhura të larta.

Bullgaria  i është afruar në mënyrë të qëndrueshme pragut të te ardhurave të larta me rritje modeste gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes pas pandemisë, e cila vazhdoi në vitin 2023 pasi PBB-ja reale u rrit me 1.8%.

Aktiviteti ekonomik në Rusi u ndikua nga një rritje e madhe e aktivitetit ushtarak në vitet e fundit dhe një rikthim në tregti, sektorin financiar dhe ndërtim. Ishujt Palau gjithashtu vazhduan rimëkëmbjen e tij pas pandemisë pasi PBB u kthye në nivelet e mëparshme, duke arritur klasifikimin në vende me të ardhura të larta./ marrë nga Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026
Aktualitet

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026
Aktualitet

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Brazili kalon si kryesues i Grupit C, Maroku ndjek nga vendi i dytë

25 Qershor, 2026

Zvicra kalon më tej si kryesuese e Grupit B, Bosnja mban gjallë shpresat pas fitores ndaj Katarit

25 Qershor, 2026

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

24 Qershor, 2026

OKB: Shkelje të rënda në Gaza, Izraeli i mohon akuzat për gjenocid

24 Qershor, 2026

Reagimi i Begajt për protestën: Jam i përkushtuar në mbrojtje të lirisë së qytetarëve

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.