Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Lega Serie A mori vendimin për të shtyrë të gjitha ndeshjet e parashikuara për sot. Tashmë janë caktuar edhe datat për zhvillimin e këtyre sfidave të shtyra.
Deklarata zyrtare e Lega Serie A:
“Në vijim të shtyrjeve të ndeshjeve të javës së 33-të të kampionatit Serie A Enilive, sipas komunikatës nr. 210 të publikuar sot, njoftojmë kalendarin e rikuperimit të këtyre ndeshjeve.”
Datat e reja të ndeshjeve të shtyra në Serie A:
- Cagliari – Fiorentina | E mërkurë, 23 prill 2025 | ora 18:30
- Genoa – Lazio | E mërkurë, 23 prill 2025 | ora 18:30
- Parma – Juventus | E mërkurë, 23 prill 2025 | ora 18:30
- Torino – Udinese | E mërkurë, 23 prill 2025 | ora 18:30
Për sa i përket ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, duket se nuk do të ketë shtyrje. Fillimisht ekzistonte shqetësimi se mund të shtyheshin, siç ndodhi në rastin e Papa Gjon Palit II, kur u shpallën 3 ditë zie. Por këtë herë, programi mbetet i pandryshuar:
- Inter – Milan | E mërkurë, 23 prill 2025 | ora 21:00 (rezultati i ndeshjes së parë: 1-1)
- Bologna – Empoli | E enjte, 24 prill 2025 | ora 21:00 (Bologna kryeson 3-0)