• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shezlonet në vijën bregdetare vetëm për hotelet, rregullorja si do ndahen plazhet në vend! Kushtet që subjektet duhet të plotësojnë për të përfituar

24 Tetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ato që kanë afërsi me të.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një rregullore e publikuar tashmë në QBZ saktëson mënyrën sesi do të procedohet për sezonin e ardhshëm ku subjektet duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të përfituar hapësirë të shfrytëzueshme si stacion plazhi.

Kryesori duket se lidhet me faktin që të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do të kenë edhe hartat specifike të hapësirave të disponueshme.

Lexo edhe:

Tensionet për Groenlandën, NATO fillon ‘Misionin e Arktikut’: Zgjidhje për krizën

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

Konkretisht në pikën 7 të rregullores nënvizohet se në stacionin e plazhit ushtrojnë veprimtarinë subjektet që plotësojnë kriteret e kësaj rregullloreje dhe që lidhin një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit, në varësi të kapacitetit të strukturës akomoduese, si dhe, rast pas rast, njësitë e vetëqeverisjes vendore përkatëse.

Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse.

“Kur veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga subjekt privat, subjekti përmbush kriteret, si më poshtë: a) Të jetë i regjistruar si person fizik/tregtar apo juridik për ushtrimin e veprimtarisë, si strukturë akomoduese; b) Të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para/në afërsi të strukturës akomoduese; c) Të ketë shlyer të gjitha detyrimet tatimore qendrore dhe detyrimet vendore; ç) Të ketë një plan operimi për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë kushtet minimale dhe kërkesat e sigurisë për stacionin e plazhit” thuhet në pikën 3 të nenit 7 të rregullores.

Në rastet kur njësitë vendore kanë kontrata me subjektet që shkojnë deri në vitin 2025, ato kontrata vijojnë edhe këtë sezon, edhe nëse nuk janë struktura akomoduese por vetëm aktivitet stacion plazhi.

Në raportin e ndarjes së plazhit publik dhe privat rregullorja përcakton distanca të qarta nga vija e detit, mes çadrave si dhe raportin në 1000 m2 ku të paktën 30 për qind janë publik. Plazhet ku ndërkohë nuk ka struktura akomoduese në masë siç janë Divjaka dhe Fieri sipas rregullores do të kalojnë me stacione plazhi për bar-restorantet duke vendosur kushte për këta të fundit.

Po kështu lidhur me ndarjen e kategorive të plazheve rregullorja përcakton katër tipologji.

“Plazhet, në bazë të vijës së bregut të detit ose të liqenit dhe të karakteristikave të tjera natyrore, ndahen në plazhe të tipit A, B, AB e C:a) plazh i tipit A është plazhi kryesisht me përbërje ranore dhe me gjerësi të konsiderueshme të brezit të plazhit, i cila nuk është më i vogël se 60 (gjashtëdhjetë) m vijë perpendikulare me vijën e bregut të detit ose të liqenit; b) plazh i tipit B është plazhi kryesisht me përbërje shkëmbore dhe zhavorri dhe me gjerësi të brezit të plazhit, i cila nuk është më i madh se 60 (gjashtëdhjetë) m vijë perpendikulare me vijën e bregut të detit ose liqenit; c) plazh i tipit AB është plazhi i ndërthurur, i cili përmban karakteristika si të tipave A e B; ç) plazh i tipit C është plazhi i virgjër, për përdorim të lirë, në të cilin nuk lejohet asnjë veprimtari për stacion plazhi, përveç mirëmbajtjes dhe pastrimit nga njësia e vetëqeverisjes vendore që e ka në administrim” thuhet në rregullore. Për secilin prej tipologjive kushtet që duhet të ofrohen nga subjekti privat sa i takon higjienës, shërbimeve të integruara apo sigurisë janë të ndryshme./Monitor

Tags: Plazh

Nga Kategoria

Tensionet për Groenlandën, NATO fillon ‘Misionin e Arktikut’: Zgjidhje për krizën
Lajme

Tensionet për Groenlandën, NATO fillon ‘Misionin e Arktikut’: Zgjidhje për krizën

12 Shkurt, 2026
Lajme

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

12 Shkurt, 2026
Bota

Skandali “Epstein”/ Largohet edhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë Starmer

12 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet për Groenlandën, NATO fillon ‘Misionin e Arktikut’: Zgjidhje për krizën

Tensionet për Groenlandën, NATO fillon ‘Misionin e Arktikut’: Zgjidhje për krizën

12 Shkurt, 2026

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

12 Shkurt, 2026

Skandali “Epstein”/ Largohet edhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë Starmer

12 Shkurt, 2026

Një stuhi godet Francën, vret një shofer kamioni dhe lë 850,000 shtëpi pa energji elektrike. Stuhi erdhi vonë të mërkurën dhe përshkoi perëndimin e Francës përpara se të shkonte drejt juglindjes, në bregun mesdhetar dhe në Korsikë.

12 Shkurt, 2026

Kombet e Bashkuara: U parandaluan pesë atentate ndaj presidentit të ri sirian

12 Shkurt, 2026

Ministrat e NATO-s theksojnë se Ukraina është prioriteti kryesor pas fillimit të aktiviteteve në Arktik Përplasja mbi Grenlandën muajin e kaluar kishte shkaktuar frikë se aleanca ushtarake 70-vjeçare mund të shpërbëhej, por aleatët tani duken se po rikthehen në normalitet.

12 Shkurt, 2026
Nënën e vrau dhe e varrosi afër një pylli për të siguruar pensionin, zbardhet dëshmia e djalit në Itali: Kisha frikë se…

Nënën e vrau dhe e varrosi afër një pylli për të siguruar pensionin, zbardhet dëshmia e djalit në Itali: Kisha frikë se…

12 Shkurt, 2026

Dy policët ndaluan grabitësin e armatosur me kallashnikov, Ilir Proda: Do u japim shpërblim moral

12 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.