• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha: Do ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit

15 Prill, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se me ardhejn e PD-së në pushtet do të ulen taksat, çmimi i energjisë dhe ujit. Lideri i opozitës gjatë një turi takimesh me bizneset e vogla në kryeqytet, tha se PD është e vendosur të mbështesë fuqishëm biznesin e vogël. Kryedemokrati gjithashtu ka premtuar amnisti fiskale për të gjitha bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve. Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro. Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.

Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë. Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde. Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë. Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta…

Lexo edhe:

“Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë!” ZBARDHET DËSHMIA e Gerond Meçes

Ish-senatori amerikan Ben Sasse diagnostikohet me kancer: “Nuk do të dorëzohem”

Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris. Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.

Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen… Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat. Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë. Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë,” tha Berisha. 

Nga Kategoria

Aktualitet

“Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë!” ZBARDHET DËSHMIA e Gerond Meçes

23 Dhjetor, 2025
Ish-senatori amerikan Ben Sasse diagnostikohet me kancer: "Nuk do të dorëzohem"
Aktualitet

Ish-senatori amerikan Ben Sasse diagnostikohet me kancer: “Nuk do të dorëzohem”

23 Dhjetor, 2025
Dinamo vazhdon serinë e fitoreve, “Blutë” mposhtin Partizanin në derbin e Tiranës dhe e ndjekin nga afër liderët.
Aktualitet

Dinamo vazhdon serinë e fitoreve, “Blutë” mposhtin Partizanin në derbin e Tiranës dhe ndjekin nga afër liderët

23 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë!” ZBARDHET DËSHMIA e Gerond Meçes

23 Dhjetor, 2025

Kreu i ushtrisë së Libisë humb jetën në një aksident ajror

23 Dhjetor, 2025

Samiti G20/ Presidenti Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit: Bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç

23 Dhjetor, 2025

Polonia vendos sistem anti-dron në kufirin me Bjellorusinë për shkak të rritjes së shqetësimeve për sigurinë

23 Dhjetor, 2025
Kremlini jep urdhër ndalimi për shahistin legjendar pas akuzave për justifikim të terrorizmitKremlini nxjerr urdhër ndalimi për shahistin legjendar pas akuzave për justifikim të terrorizmit.

Kremlini jep urdhër ndalimi për shahistin legjendar pas akuzave për justifikim të terrorizmitKremlini nxjerr urdhër ndalimi për shahistin legjendar pas akuzave për justifikim të terrorizmit.

23 Dhjetor, 2025

Ekonomia amerikane rritet me ritmin më të shpejtë në dy vitet e fundit.

23 Dhjetor, 2025
Maloku: VV nënvizon se komunat e udhëhequra nga të tjerë përjashtohen nga investimet.

Maloku: VV nënvizon se komunat e udhëhequra nga të tjerë përjashtohen nga investimet.

23 Dhjetor, 2025

Egjipti përfundon restaurimin e statujave kolosale të Memnonit

23 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.