• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

14 Prill, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut.

“Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”, tha Kallas para takimit të Këshillit për Punë të Jashtme që mbahet në Luksemburg.

Kallas nuk përmendi shtetet, që sipas saj po rriten tensionet. Por, së voni në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë disa veprime, që kanë rritur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për shkëputjen e mundshme të këtij entiteti serb nga Bosnja.

Lexo edhe:

Akuzohen për korrupsion dhe trafik droge/ DASH shpall non grata dy zyrtarë të lartë në Ballkan

Lavrov mbështet Dodikun dhe e fajëson Perëndimin për krizën në Bosnje

NATO ka thënë se nuk do të lejohet që të rrezikohet paqja në Bosnje, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po shqyrtojnë disa opsione veprimi, duke theksuar se nuk duhet të ndodhë “shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”. Po ashtu, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë – që dialogojnë për normalizim të raporteve që nga viti 2011 në Bruksel – janë të larta qysh në vitin 2023, kur kryetarët shqiptarë morën drejtimin e katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Tensionet kulmuan në shtator të po atij viti, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të. Ndërkaq, kryediplomatja evropiane tha po ashtu se një natë më parë ka pasur “darkë shumë të mirë me miqtë tanë” nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë darkë, Kosova është përfaqësuar nga ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla. Përveç pjesëmarrjes në darkë, Gërvalla dhe Kallas kanë zhvilluar edhe një takim të ndarë. Kryediplomatja Gërvalla tha se i ka kërkuar Kallasit që të trajtohet si “partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese”.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – Kosova është e fundit sa i përket rrugëtimit të saj drejt BE-së.

“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën, dhe mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar. Prania dhe angazhimi ynë i fuqishëm në rajon janë burim stabiliteti dhe sigurie për gjithë kontinentin”, tha Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar nga autoritetet në Bruksel. Kosova po ashtu është e vetmja në rajon që nuk e ka statusin e shtetit kandidat./ REL

Nga Kategoria

Lajme

Akuzohen për korrupsion dhe trafik droge/ DASH shpall non grata dy zyrtarë të lartë në Ballkan

10 Shtator, 2025
Rajoni

Lavrov mbështet Dodikun dhe e fajëson Perëndimin për krizën në Bosnje

9 Shtator, 2025
Kosova

Luftoi me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare gazetarja shqiptare Linda Imami

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

A e ka PD gati kundërshtarin e Manastirliut? Këlliçi zbulon në emrat

11 Shtator, 2025
"Rama sot ka hedhur akuza", Curi nxjerr në pah 'detajin' nga Asambleja e PS: I ofroi dorën Berishës me propozimin e tij.

“Rama sot ka hedhur akuza”, Curi nxjerr në pah ‘detajin’ nga Asambleja e PS: I ofroi dorën Berishës me propozimin e tij.

11 Shtator, 2025

Thiago Alcantara kthehet! Ish-midishtari i Liverpool dhe Bayern Munich fillon punën me Marcus Rashford dhe shokët e tij në ditën e parë në Barcelonë.

11 Shtator, 2025

Ilir Meta: Zgjedhjet nuk pranohen po opozita bën mirë që hyn në kuvend

11 Shtator, 2025
“Qeveria pa befasi, me njerëzit e besueshëm të Ramës,” thotë Iljazaj: Ministre teknike e vetme ishte ajo e Shëndetësisë.

“Qeveria pa befasi, me njerëzit e besueshëm të Ramës,” thotë Iljazaj: Ministre teknike e vetme ishte ajo e Shëndetësisë.

11 Shtator, 2025

Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez, kjo tokë na përket neve

11 Shtator, 2025

Ange Postecoglou jep një përgjigje fantastike kur pyetet nëse do të fitojë trofe në sezonin e tij të parë me Nottingham Forest.

11 Shtator, 2025
Muzika, stili dhe pasioni: Jeta e Victoria Beckham do të prezantohet në një dokumentar në Netflix.

Muzika, stili dhe pasioni: Jeta e Victoria Beckham do të prezantohet në një dokumentar në Netflix

11 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.