• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ishte parashikuar të vinin sot, shtyhet për nesër mbërritja e anijes italiane me emigrantë në Portin e Shëngjinit

10 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Anija italiane me 40 emigrantët do të vijë nesër në Portin e Shëngjinit. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e shtyrjes së mbërritjes së emigrantëve të dëbuar nga Italia, të cilët do të vendosen në kampin e Gjadrit. Anija e parë është parashikuar të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë të tjerë. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pak javë më parë qeveria italiane me kryeministre Giorgia Melonin, ndryshoi planin për dy qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të ndërtuara fillimisht për të strehuar emigrantët në pritje të azilit, teksa tani do përdoren për të strehuar emigrantët e dëbuar nga shteti italian.

Bazuar në këtë, koha e qëndrimit të emigrantëve në kampet shqiptare do të jetë deri në 18 muaj. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi në një intervistë të datës 25 mars 2025 konfirmoi një ulje të ndjeshme të ardhjeve të emigrantëve falë politikave të parandalimit, duke treguar se si qendrat shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit mund të përdoren për të forcuar sistemin e riatdhesimit. Ai propozoi që këto qendra të shndërrohen në Qendra të Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR), duke lejuar kështu që emigrantët e parregullt të kthehen në shtëpi, pa të drejtë qëndrimi në Itali.

Lexo edhe:

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni protestën e PD

“Djalë shembullor dhe i dashur,” ndahet nga jeta infermieri i QSUNT

Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE. Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni protestën e PD

27 Shkurt, 2026
Aktualitet

“Djalë shembullor dhe i dashur,” ndahet nga jeta infermieri i QSUNT

27 Shkurt, 2026
Kryesore

Goditet rrjeti i drogës në Spanjë, 8 shqiptarë në pranga

27 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ndonjëherë duhet ta përdorësh forcën”/ Çfarë paralajmëron Trump për Iranin

27 Shkurt, 2026

Babai i Selin mesazh me dron të bijës, ja çfarë shkruhej

27 Shkurt, 2026

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni protestën e PD

27 Shkurt, 2026

“Djalë shembullor dhe i dashur,” ndahet nga jeta infermieri i QSUNT

27 Shkurt, 2026

“Shoferi humbi vetëdijen dhe…”/ Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Milano

27 Shkurt, 2026

Starmer rrezikon postin e kryeministrit, pëson humbjen e madhe në zgjedhjet e pjesshme

27 Shkurt, 2026

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i dyshuar,

27 Shkurt, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Spanjë, 8 shqiptarë në pranga

27 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.