• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 26 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Një histori tragjike në azilin e pleqve, ndryshe nga vetmia e Tinka Kurtit

9 Prill, 2025
tek Analizë, Ekstra, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Bajrami ishte një burrë fisnik i moshuar (tironc autokton) 86-vjeçar që kishte përfunduar në azilin e pleqve.

Një mëngjes dhjetori ai trokiti në zyrën time të avokatisë për tu konsultuar për hallin e madh që i kishte rënë në vitet e fundit të jetës.

Ai ishte baba i katër fëmijëve, të cilët ishin martuar dhe kishte 9 nipa e mbesa.

Lexo edhe:

Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel!

Ndërroi jetë në ambientet e burgut 313, familja e Besnik Koçiut akuzon institucionet për neglizhencë: E lanë të vdiste në qeli

Ai kishte qenë pronar i një nga vilat më të bukura dhe të vjetra në qendër të Tiranës.

Me insistimin e fëmijëve vila ishte prishur dhe ishte dhënë me përqindje një ndërtuesi për një pallat 8 kate. Pas përfundimit, 4 fëmijët e tij morën si përqindje dyqanet dhe i dhanë ato me qera, ndërsa babi i tyre përfundoj në azil pleqsh.

Bajrami kishte humbur pronat, kishte humbur fëmijët, kishte humbur nipat dhe mbesat, madje jetonte në shtëpinë e të moshuarve.

Sigurisht që fëmijët e Bajramit përveç babait nuk flisnin as me njëri-tjetrin. Tre prej tyre ishin divorcuar dhe dyqanet ishin objekt i ndarjes pasurisë në gjykatë me ish-gratë e tyre.

Me keqardhje sot nuk di nëse jeton Bajrami apo jo, por mu kujtua historia e tij kur lexova historinë e ndryshme të Tinka Kurtit por që të përbashkët kishin vetëm azilin e pleqve.

U ndjeva keq jo nga fundi dramatik i Tinka Kurtit por nga komentet cinike të atyre që duan ta keqpërdorin politikisht azilin e artistes së madhe.

Çuditërisht “lotët” vinin nga ata që kanë vjell vrer për Tinka Kurtin duke e quajtur komuniste apo produkt të realizmit socialist.

Ne jemi rritur në fëmijëri me zërin dhe sytë e saj.

Për të gjithë brezin tonë ajo ishte si njeriu i familjes që shfaqej çdo të diel në ekranin bardhezi.

Fatkeqësisht një pjesë e madhe e shqiptarëve ende nuk e kuptojnë që jetojmë në shekullin e vetmisë.

Në Gjermani 1 milion njerëz apo 20% e të moshuarve të thyer jetojnë në azil pleqsh si një alternativë më e mirë se 4 muret bosh të shtëpisë.

Jeta e gjatë është një dhuratë, por edhe “ndëshkim” nga Zoti.

Jeta e gjatë shpesh i përball njerëzit me tre sfida:

– vdekjen e fëmijëve

– vetminë

– varfërinë

Shkodrania fisnike dhe zemërmadhe Tinka Kurti humbi djalin e saj 7 vjet më parë.

Ndryshe nga klienti im Bajrami që u braktis dhe u grabit nga fëmijët, Tinkën e ndau vdekja nga djali dhe mbeti e vetme.

Artistja Tinka Kurti është një ikonë e kinemasë dhe artit.

Çdokush në Shqipëri mund të ketë fatin e madh të jetëgjatësisë së Tinka Kurtit, por duhet përgatitur për alternativën se si do e përballojë vetminë.

Vetmia do të jetë sëmundja e këtij shekulli sidomos për gjeneratat e reja të cilat sot nuk duan as të martohen dhe as të trashëgohen.

Le ti urojmë çdo kujt jetën sa të Tinka Kurtit, por jo vetminë e saj. Ndonëse azili i pleqve sigurisht mbetet alternativa më e mirë se shtëpia e boshatisur apo e braktisur.

Ndërkohë habitem pse në Shqipëri ende s’ka një parti që të premtoj si çdo shtet europian ndërtimin e qindra azileve për të moshuarit të cilët nuk duan të mbyllin sytë në vetmi, por me shoqëri…?

Nga Kreshnik Spahiu

Tags: azilhistori tragjiketinka kurti

Nga Kategoria

Lajme

Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel!

26 Korrik, 2025
Kryesore

Ndërroi jetë në ambientet e burgut 313, familja e Besnik Koçiut akuzon institucionet për neglizhencë: E lanë të vdiste në qeli

26 Korrik, 2025
Aktualitet

Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj dhe prek me dedikimin: Ah, biri im… 

26 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aksident i rëndë gjatë stërvitjes, gjimnasti italian përfundon në koma

26 Korrik, 2025

E bija e goditi në organet gjenitale, zbardhet krimi makabër në Fier: I dashuri i mbante duart ndërsa 26-vjeçarja mbyste me tel të atin

26 Korrik, 2025

Shpërndau video pornografike me të mitur në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari

26 Korrik, 2025

Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia! Vihet në pranga 58-vjeçari

26 Korrik, 2025

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

26 Korrik, 2025

Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel!

26 Korrik, 2025

Belshi mbetet pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

26 Korrik, 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025! Temperatura pritet deri në 4 gradë

26 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.