• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Presidenti Begaj nderon Profesor Ismet Elezi dhe ka një mesazh për drejtësinë

7 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë me rastin e 105-vjetorit të lindjes së Profesor Ismet Elezit, një prej figurave më të shquara të së Drejtës Penale në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e vlerësoi profesorin si një figurë mbresëlënëse të shkencës juridike shqiptare, duke përcjellë njëherazi disa mesazhe kyçe mbi drejtësinë e re.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Profesor Ismeti është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare. Ai ka qenë model në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj,” u shpreh Presidenti, duke nënvizuar kontributin e jashtëzakonshëm të Elezit në ndërtimin e sistemit penal në Shqipërinë moderne.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vuri theksin mbi sfidat dhe arritjet e sistemit të drejtësisë në dekadën e fundit, duke e cilësuar reformën në drejtësi si një ndër sipërmarrjet më të fuqishme të tre dekadave të fundit. “Drejtësia e re ka, gjithashtu, nevojë për gurët e vet kilometrikë, për modele dhe shembuj të integritetit e profesionalizmit,” theksoi ai.

Lexo edhe:

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

“Nuk mjafton të fitosh zgjedhjet!”/ Elisa Spiropali letër Edi Ramës: Dil përballë qytetarëve, mos u fshih pas shumicës!

Presidenti Begaj vlerësoi përparimin e bërë në çrrënjosjen e pandëshkueshmërisë dhe në ndërtimin e një kulture hetimi të pavarur dhe të paanshme: “Zhvillimin cilësor e dallojmë kur me kurajë, vendosmëri dhe drejtësi zbatohet ligji ndaj të fuqishmëve apo atyre që janë të paprekshëm”.

Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e ruajtjes së pastërtisë së sistemit të drejtësisë përmes vetingut të përhershëm, kontrollit të brendshëm dhe vetëpastrimit, duke shtuar se “Drejtësia e re nuk mund të jetë e re nëse shfaq simptomat e drejtësisë së vjetër si korrupsionin, klientelizmin apo korporativizmin”.

Presidenti e përmbylli fjalën me një mesazh shprese dhe vendosmërie: “Drejtësia e re duhet pranuar si thirrje dhe kontributi për të duhet kuptuar si premtim solemn. Rruga është ende e gjatë, por suksesi është shfaqur në horizont. Mbështetja ime ndaj jush është e palëkundur.”

Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, akademikë dhe studentë të cilëve Presidenti u garantoi mbështetjen e tij në përpjekjet për ndërtimin e një drejtësie të re dhe të drejtë.

Tags: begajismet elezi

Nga Kategoria

Aktualitet

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

“Nuk mjafton të fitosh zgjedhjet!”/ Elisa Spiropali letër Edi Ramës: Dil përballë qytetarëve, mos u fshih pas shumicës!

16 Tetor, 2026
Screenshot
Aktualitet

Nisin tensionet te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

CSD shqyrton masa ndaj Tebas pas deklaratave për Real Madridin, presidenti i LaLiga-s reagon: “Nuk mund ta besoj”

16 Tetor, 2026

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16 Tetor, 2026

Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

16 Tetor, 2026

Vetëm një jave në detyrë, Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë

16 Tetor, 2026

Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju

16 Tetor, 2026

Frika nga protestuesit, blindohet Bashkia Vlorë, vendosen hekura në dyer dhe dritare

16 Tetor, 2026

Raporti i Avokati i Popullit: Takuam 214 të ndaluar, 26 persona janë me shenja dhune

16 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.