• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 27 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Dalin SMS-të/ “Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 MIJË euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi biznesmenin

3 Prill, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pilicia arrestoi personin, i cili u shtir si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke arritur t’i marrë një hoteli në kryeqytet shumën e 25 mijë eurove.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I riu ka kontaktuar me Radisson Collection Morina Hotel, i sipërmarrësit Julian Morina, duke i kërkuar disa mijëra euro të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar.

Me një shkrim me problematika të theksuara gramatikore, të cilat bien në sy, mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli.

AlbanianPost ka publikaur foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.

Lexo edhe:

Gazetari për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Krim i mirëorganizuar, viktima me konflikte të hapura

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje, shteti të fokusohet në pista të tjera

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

Këtij rrengu, nuk i kanë shpëtuar as figura të tjera të njohura, si presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë.

Policia dyshon se se mbrapa tij fshihet një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Reagimi i plotë i Behxhet Pacolli:

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

Kujtojmë se në Shqipëri, janë regjistruar dhe me dhjetra raste të tjera, ku biznesmenët kanë rënë pre e mashtrimit, duke u dhënë personazheve anonimë me dhjetra mijëra euro në emër të zyrtarëve të lartë si Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj, Ermal Dredha e Rakip Suli si dhe disa ministrave të tjerë.

Mbrapa kësaj skeme dyshohet se qëndron Florian Gjergji, i shpallur prej vitesh në kërkim./

Tags: Behgjet Pacollimashtrimi

Nga Kategoria

Aktualitet

Gazetari për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Krim i mirëorganizuar, viktima me konflikte të hapura

26 Prill, 2026
Aktualitet

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje, shteti të fokusohet në pista të tjera

26 Prill, 2026
Aktualitet

Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit të lartë të Prokurorisë

26 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juves, të dyja “të kënaqura” në garën për Champions

27 Prill, 2026

Revolucion te Real Madridi, klubi gati të largojë deri në nëntë lojtarë

27 Prill, 2026

Gazetari për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Krim i mirëorganizuar, viktima me konflikte të hapura

26 Prill, 2026

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje, shteti të fokusohet në pista të tjera

26 Prill, 2026

Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit të lartë të Prokurorisë

26 Prill, 2026

Të shtëna masive pranë Universitetit të Indianës në SHBA, 9 persona të plagosur

26 Prill, 2026

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli i refuzon lirimin xhaxhait të autorit, Gjon Shkambit

26 Prill, 2026

“E rrita e bëra burrë dhe ma vranë”, flasin prindërit e Endri Goxhajt që u ekzekutua në Memaliaj: E ndiqnin…

26 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.