• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 20 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Dëshmitë tronditëse, ja pse u vra nga i dashuri Ilaria Sula

2 Prill, 2025
tek Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ka tronditur të gjithë Italinë këtë të mërkurë, kur Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, u gjend e vdekur brenda një valixheje të hedhur në një zonë pyjore jashtë qytetit të Romës.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Nga denoncimi i bërë nga shoqet me të cilat Ilaria ndante apartamentin ku jetonte në Romë, 22-vjeçarja u largua mbrëmjen e 25 marsit nga shtëpia pa i treguar askujt, një gjë që sipas dëshmive, e kishte bërë dhe herë të tjera.

Lexo edhe:

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

‘Skifteri’ i riciklimit të produkteve të skaduara në treg. Kush është biznesmeni Tagani që ju gjetën 716 koli ushqimesh false

Pasi nuk morën më asnjë mesazh nga studentja shqiptare, mikeshat e saj denoncuan në polici, që menjëherë nisi kërkimet, teksa mëngjesin e së mërkurës gjetën trupin e Ilarias.

Dyshimet e para çuan policinë te i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një student 23-vjeçar me origjinë nga Filipinet.

Pas marrjes në pyetje, ai pranoi krimin, duke thënë se Ilaria kishte shkuar në shtëpinë e tij pasi ishte larguar nga apartamenti ku qëndronte me shoqet. Ajo i kishte bërë me dije se donte t’i jepte fund lidhjes së tyre dhe në inat e sipër, ai e kishte goditur disa herë me thikë, duke i marrë jetën.

Pas kësaj, ai kishte futur trupin e saj në valixhe dhe me makinën e tij ishte drejtuar për në zonën pyjore të Polit, jashtë Romës dhe aty e kishte hedhur.

Zbulimi makabër u bë nga disa persona që frekuentojnë zonën pyjore të Polit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

“E qëllova me thikë dhe më pas trupin e saj e futa brenda një valixheje. Mora makinën time dhe u drejtova drejt zonës së Polit, aty ku e hodha valixhen në një shkëmb. U pendova. Kërkoj falje”, u shpreh Samson gjatë dëshmisë së tij.

Si u zbulua autori?

Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit.

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Si reaguan familjarët?

Nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares, deklaroi: “Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte. Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhje në të kaluarën, por ne dimë pak për të”.

“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, thotë Leon, vëllai i Ilarias.

Nuk mungoi shumë dhe erdhi dhe reagimi i të atit të 22-vjeçares, Flamur Sula, i cili u shpreh se kur mbërriti në fillim në polici, i dashuri i vajzës shkoi menjëherë që ta përqafonte, sepse ndihej i pikëlluar.

“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jetonte me shoqet në Romë, ku ndiqte universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’. Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, të dashurin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Dukej i qetë, madje më përqafoi”.

Reagimi erdhi dhe nga Universiteti i Sapienzës, aty ku studionte Ilaria, duke e quajtur këtë si një akt mizor dhe brutal të femicidit.

Pasditen e së mërkurës, qindra studentë u mblodhën në Sapienza për të kryer homazhet e fundit ndaj Ilarias, me lotët që nuk munguan nga personat që e njihnin dhe gjithashtu zhurma e çelësave, që është një shenjë kundër femicidit në Itali.

Ilaria Sula është vajza e dytë 22-vjeçare që është vrarë në harkun kohor të pak ditëve në Itali, ku në Mesina, vetëm pak ditë më parë u vra Sara Campanellën, e cila disa ditë më parë u vra nga një përndjekës në Mesina.

Nga Kategoria

Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

20 Korrik, 2025
Aktualitet

‘Skifteri’ i riciklimit të produkteve të skaduara në treg. Kush është biznesmeni Tagani që ju gjetën 716 koli ushqimesh false

20 Korrik, 2025
Aktualitet

Bllokohen 30 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit

20 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Jemi vend me diell, por shqiptarët kanë mungesë të vitaminës D

20 Korrik, 2025

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

20 Korrik, 2025

‘Skifteri’ i riciklimit të produkteve të skaduara në treg. Kush është biznesmeni Tagani që ju gjetën 716 koli ushqimesh false

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas

20 Korrik, 2025

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

20 Korrik, 2025

Skandal me fondet publike në Gjermani/ Kabineti i Scholz shpenzoi 590 mijë euro për grimerë e stilistë

20 Korrik, 2025

Alarm në BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

20 Korrik, 2025

Bllokohen 30 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit

20 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.