• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 29 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

STATISTIKAT/ 950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka!

2 Prill, 2025
tek Analizë, Ekonomi, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.

Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.

Lexo edhe:

Takim i papritur në SPAK! Austriakët “zbarkojnë” në Prokurorinë e Posaçme, Klodjan Braho pret në zyrë ministren e Drejtësisë 

250-vjetori i pavarësisë, SHBA-të do të lëshojnë pasaporta me imazhin e Donald Trump

34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë.

Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.

Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi.

Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël.

Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.

Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka.

Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n.

Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.

ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.

Depozitat e sigurueshme

Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%).

Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.

Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht.

Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.

Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%.

Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.

Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%.

Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.

Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros.

Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.

Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./Monitor

Tags: leke ne bankashqiperatstatistika

Nga Kategoria

Aktualitet

Takim i papritur në SPAK! Austriakët “zbarkojnë” në Prokurorinë e Posaçme, Klodjan Braho pret në zyrë ministren e Drejtësisë 

29 Prill, 2026
Bota

250-vjetori i pavarësisë, SHBA-të do të lëshojnë pasaporta me imazhin e Donald Trump

29 Prill, 2026
Kryesore

Nga krimet, te shpërthimet me tritol/ Artan Tafani nxjerr emra: Si u njoha me Laert Haxhiun

29 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Zhbllokohet” Indri, shkëmben puthje pasionante me Vanesën në Ferma VIP

29 Prill, 2026

Takim i papritur në SPAK! Austriakët “zbarkojnë” në Prokurorinë e Posaçme, Klodjan Braho pret në zyrë ministren e Drejtësisë 

29 Prill, 2026

250-vjetori i pavarësisë, SHBA-të do të lëshojnë pasaporta me imazhin e Donald Trump

29 Prill, 2026

Nga krimet, te shpërthimet me tritol/ Artan Tafani nxjerr emra: Si u njoha me Laert Haxhiun

29 Prill, 2026

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në tregun shqiptar

29 Prill, 2026

Panik në Tiranë, bie zjarr në katin e pestë të një pallati 

29 Prill, 2026

Studentët që studiojnë në kafene marrin rezultate më të larta se ata që studiojnë në biblioteka

29 Prill, 2026

Merr zjarr një pallat afër burgut 313 ku mbahet Ilir Meta

29 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.