• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

30 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan një ditë më parë në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gazetari i OraNews Elton Qyno shkruan se kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.

Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.

Lexo edhe:

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

Thomarai jetonte në apartamentin përballë motrave Nikolli dhe nuk kishte asnjë lidhje me to. Atij i ra dera në kokë për shkak të shpërthimit dhe përfundoi në koma në Spitalin e Traumës, ku qëndroi për një muaj, por më pas ndërroi jetë.

Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”.

Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.

Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën.

Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.

Ajo që është raportuar gjithashtu është se mes Xhanejt dhe Dumanit ka pasur përplasje fizike në burgun e sigurisë së lartë “313”.

Një ditë pas kontrollit të ushtruar nga SPAK ka pasur edhe një reagim nga Xhovana Nikolli. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh revoltën ndaj kësaj ngjarjeje, pasi shkruan se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate.

Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj dhe se ndaj vetë asaj është ushtruar presion psikologjik.

Nga Kategoria

Aktualitet

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026
Aktualitet

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16 Tetor, 2026
Aktualitet

Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

CSD shqyrton masa ndaj Tebas pas deklaratave për Real Madridin, presidenti i LaLiga-s reagon: “Nuk mund ta besoj”

16 Tetor, 2026

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16 Tetor, 2026

Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

16 Tetor, 2026

Vetëm një jave në detyrë, Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë

16 Tetor, 2026

Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju

16 Tetor, 2026

Frika nga protestuesit, blindohet Bashkia Vlorë, vendosen hekura në dyer dhe dritare

16 Tetor, 2026

Raporti i Avokati i Popullit: Takuam 214 të ndaluar, 26 persona janë me shenja dhune

16 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.