• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Berisha: Gratë e PPE mbështetën PD-në në ditët më të vështira, kjo narkodiktaturë u bekua me heshtje edhe nga BE

29 Mars, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare me temë ‘Fuqia e Grave në Politikë’, ka falënderuar dhe vlerësuar mbështetjen e grave të PPE-së ndaj PD-së në ditët më të vështira të saj, kur partia kaloi një proces të vështirë dhe të padrejtë nën regjimin aktual.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai theksoi se PD ka pasur një mbështetje të fuqishme nga gratë, veçanërisht nga presidente e PPE-së, zonja Doris Pack, si dhe nga të pranishme të tjera të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në betejën kundër regjimit të ashtuquajtur “narkodiktaturë”.

Berisha vazhdoi duke shpjeguar se Shqipëria aktualisht është nën një sistem të quajtur “narkoshtet”, një nga format më të shëmtuara të diktaturave, të cilat përjetohen nga populli shqiptar dhe që ende nuk janë pranuar plotësisht, ndonëse janë analizuar gjerësisht.

Lexo edhe:

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Sekretari i NATO-s: SHBA është ushtria më e fuqishme në Tokë, jemi bashkë…

Ai kritikoi ashpër administratën e mëparshme amerikane dhe Bashkimin Europian për heshtjen e tyre ndaj këtij regjimi, duke theksuar se kjo ka mundësuar që lideri i këtij shteti të paraqitet si një figurë “artistike” ose “sportive”, pavarësisht veprimeve të tij të dhunshme dhe autoritare ndaj opozitës.

Berisha: E nderuar zonja presidente Biro, e dashur Albana, e nderuar zonja Maria Gabriel, zonja Doris Pack, mike e vjetre e PD dhe e Shqipërisë, zoti Thomas Kunz, të nderuara zonja të ardhura nga vende të tjera dhe nga Brukseli, zonja të pranishme në këtë sallë, anëtare të LDG në Shqipëri.

Është një nder i madh që na keni bërë zonja presidente me praninë tuaj dhe unë u jam shumë mirënjohës.

Por unë kam një mirënjohje ët veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.

Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë.

Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë.

Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.

Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme.

Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet.

Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.

Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.

Dhe jo vetëm i arrestonte ata tre liderë, por njërin prej tyre e brutalizonte në mënyrën më të dhunshme nën kamera, duke e filmuar, vetëm për të shfryrë hakmarrjen e tij ndaj kundërshtarit dhe për të terrorizuar popullatën.

Ju jeni këtu në një vend që po të shihni, ka plot media, por problemi i tyre është se ato të gjitha, përveç një ose dy, kanë një kontroll rigoroz nga zyra e narkodiktatorit.

Shqipëria ka një prokurori, e cila lavdërohet në mënyrë të paimagjinueshme gjerësisht.

Por kjo prokurori speciale është një prokurori, e cila nuk prek asnjë aferë që shkon tek narkodiktatori.

Ndërkohë që arreston, burgos, pa prova, vetëm si persona nën hetim liderët e tre partive kryesore opozitare, merr mandate deputetësh, merr mandate të zgjedhurish vendorë nga opozita.

Sot kemi deputetë në burg, kemi të tjerë drejtues në arrest shtëpie.

Tags: Berishanarkoshtet

Nga Kategoria

Aktualitet

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

12 Shkurt, 2026
Bota

Sekretari i NATO-s: SHBA është ushtria më e fuqishme në Tokë, jemi bashkë…

12 Shkurt, 2026
Nëna e 9 fëmijëve në Francë arrestohet për vrasjen e dy foshnjave dhe fshehjen e trupave në frigorifer; i ati nën hetim.
Lajme

Nëna e 9 fëmijëve në Francë arrestohet për vrasjen e dy foshnjave dhe fshehjen e trupave në frigorifer; i ati nën hetim

12 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Karim Adeyemi nën akuzat pas angazhimit në videon e Loredanës, Dortmund shpreh pakënaqësi.

Karim Adeyemi nën akuzat pas angazhimit në videon e Loredanës, Dortmund shpreh pakënaqësi.

12 Shkurt, 2026

Destinacionet më mikpritëse për udhëtime në botë për vitin 2026 janë zbuluar, prej të cilave shtatë ndodhen në Europë. Lista e re tregon 10 qytete dhe 10 rajone që janë vlerësuar për mikpritjen e tyre gjatë 12 muajve të fundit.

12 Shkurt, 2026

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

12 Shkurt, 2026
SHBA dhe Kina në tension: CIA përpiqet të rekrutojë ushtarë si informatorë në Pekin

SHBA dhe Kina në tension: CIA përpiqet të rekrutojë ushtarë si informatorë në Pekin

12 Shkurt, 2026

Messi: Fëmijët e mi janë fansa të mëdhenj të Mbappé dhe Vinícius Jr.

12 Shkurt, 2026

Kryetari i parlamentit gjerman viziton Rripin e Gazës me shoqërimin e ushtrisë izraelite

12 Shkurt, 2026

Sekretari i NATO-s: SHBA është ushtria më e fuqishme në Tokë, jemi bashkë…

12 Shkurt, 2026
Nëna e 9 fëmijëve në Francë arrestohet për vrasjen e dy foshnjave dhe fshehjen e trupave në frigorifer; i ati nën hetim.

Nëna e 9 fëmijëve në Francë arrestohet për vrasjen e dy foshnjave dhe fshehjen e trupave në frigorifer; i ati nën hetim

12 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.