• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Berisha: Reforma në Drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë!

28 Mars, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Albanian Policy Center dhe Fondacioni ‘Konrad Adeanuer Stitfung’ me temë ‘Vlerësimi i Reformës në Drejtësi të Shqipërisë. Berisha shprehu kritika të forta ndaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke e quajtur atë “eksperimentin më të shëmtuar të ekstremit të majtë në Europë”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha u shpreh se reforma është hartuar në mënyrë të fshehtë dhe akuzon që ajo ka sjellë një sistem që mohon të drejtat e shqiptarëve për një proces ligjor të drejtë, duke theksuar se ky proces ligjor, i cili ishte i pranueshëm deri në atë kohë, ka lejuar progresin e Shqipërisë në institucione ndërkombëtare si Këshilli i Europës, NATO dhe në marrëveshjet me BE-në. Kryedemokrati kërkoi që ky realitet të studiohet dhe të mos trajtohet si tabu, pasi reforma dhe riformat janë elemente të domosdoshme në një sistem të lirë dhe demokratik.

Lideri opozitar, Sali Berisha kritikoi me tone të ashpra Reformën në Drejtësi për krijimin e një kontrolli policesk të prokurorit mbi gjykatësin, duke e quajtur këtë një shkelje të rendit demokratik dhe kushtetues. Berisha theksoi pasojat negative të kësaj reforme, si bllokimi i çështjeve civile, humbja e sigurisë juridike dhe bllokimi i investimeve të huaja në Shqipëri. Sipas kryedemokratit, kjo ka sjellë një situatë të dëmshme për qytetarët dhe ekonominë.

Lexo edhe:

“Ai është babai im, por nuk mund ta justifikoj”, flet vajza e shqiptarit që vrau ish-partneren në Greqi

Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar, akuzoi sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, duke e quajtur atë një “armë politike” në duar të regjimit kundër Opozitës.

Berisha tha se ky sistem ka zhdukur prezumimin e pafajësisë, duke u fokusuar në numrin e lartë të të paraburgosurve (62%), shumica e të cilëve nuk duhet të ishin atje. Berisha tha gjithashtu se Drejtësia është shndërruar në një vegël për të mbështetur pushtetin politik, duke përmendur amnistinë e krimit elektoral dhe përdorimin e drejtësisë për të arrestuar opozitarët në vitet elektorale. Berishatha se kjo situatë minon demokracinë dhe është një mënyrë për të manipuluar zgjedhjet dhe të drejtat e qytetarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu shqetësimin se Reforma në Drejtësi është shndërruar në një armë politike për të mbajtur pushtetin dhe bllokuar opozitën. Ai theksoi se, ndërkohë që prokuroria ka dënuar disa zyrtarë të lartë, ajo nuk guxon të merret me figura të pushtetit, si kryeministri, të cilët kanë një numër të madh akuzash. Berisha e konsideroi këtë një dështim të reformës dhe theksoi se ata që kanë investuar miliona për këtë reformë, si përfaqësues të ekstremit të majtë, e kanë të vështirë të pranojnë dështimin. Berisha falënderoi Komisionin e Venecias që e kishte paralajmëruar këtë situatë, duke theksuar krijimin e një “korporate” të Drejtësisë që nuk mund të jetë e drejtë.

Tags: Berishareformane drejtesi

Nga Kategoria

Aktualitet

“Ai është babai im, por nuk mund ta justifikoj”, flet vajza e shqiptarit që vrau ish-partneren në Greqi

25 Gusht, 2026
Kryesore

Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

25 Gusht, 2026
Bota

Gruaja fsheh breshkat në reçipeta, kapet në aeroport

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026

Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

25 Gusht, 2026

“Ai është babai im, por nuk mund ta justifikoj”, flet vajza e shqiptarit që vrau ish-partneren në Greqi

25 Gusht, 2026

TikTok gjobitet me 29 milionë dollarë në Brazil, përdori të dhënat e adoleshentëve

25 Gusht, 2026

Trump: Marina amerikane ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

25 Gusht, 2026

Tornado e fortë godet një fshat të Francës, 39 të plagosur dhe qindra shtëpi te dëmtuara

25 Gusht, 2026

Kanadaja i përgjigjet SHBA-së me tarifa 20 miliardë dollarëshe, masat hyjnë në fuqi më 8 shtator

25 Gusht, 2026

Analisti shqiptar merret i pandehur për spiunazh dhe shantazh (dyshohet se paguhej nga Serbia)

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.