• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 29 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Ju publikua foto me Veliaj, “digjet” gjyqtari i SPAK

23 Mars, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Skuaflifikimi nga gara për në gjykatën antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha, për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erjon Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike, do të shqyrtohet në gjykatën kushtetuese këtë javë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në datën 27 mars kushtetuesja e vënë në lëvizje prej gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar kuvendin, do të diskutojë ligjin për institucionet e posaçme SPAK dhe gjykatën antikorrupsion.

Neni 6 i këtij ligji është me pikëpyetje nga gjyqtari Hoxha dhe posaçërisht përbërja e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në gjykatën antikorrupsion. Në këtë rast ky komision përbëhet  nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe  dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie.

Lexo edhe:

Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

Çfarë ndodhi në takim: Rama u jep detyra të vetëve: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Gerd Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. Por ajo që e bën të veçantë këtë çështje nuk është shtrëngimi i duarve me me kryebashkiakun e Tiranës. Por debati kushtetues mbi këtë filtër, i cili sakaq mban pezull jo vetëm emrin e garuesit për gjyqtar antikorrupsion.

Dhe sidomos precedenti i përsëritur për të tretën herë radhazi mbi procesin e përzgjedhjes së emrave drejt SPAK dhe GJKKO. E para ishte Sonila Muhametaj që ëndërroi SPAK-un,  megjithatë nuk u përzgjodh. Mbasi hodhi akuza mbi këtë proces në Shqipëri prokurorja i është drejtuar Strasburgut. I dyti është prokurori Ndini Tavani që po ashtu ka hapur betejën e tij duke lënë të kuptojë se nuk heq dorë nga SPAK pavarësisht se  u rrëzua nga vlerësimet e një komisioni të ngjashëm certifikuar më pas në KLP.

Siç edhe prokurorja Muhametaj, Tavani është ankuar kundër Këshillit të lartë të Prokurorisë. Megjithatë proceset gjyqësore kryhen në kohën kur SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, dhe ngjan se më ketë këmbëngulje dy garuesit prokurorë synojnë të zbulojnë të vërteta që i dinë vetëm ata.

Ose në rastin më të mirë duan të tregojnë se fituesit u seleksionuan me parapëlqim. Sidoqoftë procesi i garuesit Tavani ka ngecur në apel, për shkak se administrativja  ka vendosur të presë kushtetuesen për të parë çfarë do të thotë ajo në kazusin Gred Hoxha.

Një shtyrje të tillë duke e zvarritur procesin pa afat, prokurori Tavani e cilëson të qëllimshme, ndaj dhe ka dorëzuar rekurs në gjykatën e lartë. Që sërish duket se do të marrë kohën e saj./TCH/

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

29 Gusht, 2026
Kryesore

Çfarë ndodhi në takim: Rama u jep detyra të vetëve: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

28 Gusht, 2026
Screenshot
Kryesore

Zbardhet vendimi/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

28 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zjarret në vend, Dajti dhe Bulqiza me situatë më problematike

29 Gusht, 2026

Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

29 Gusht, 2026

U arrestua me Ergys Agasin, GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun

29 Gusht, 2026

Përmbytjet katastrofike në Nepal-Tibet, shkon mbi 616 numri i viktimave

29 Gusht, 2026

U nis të hakmerrej për nipin e dhunuar, 47-vjeçari kapet me kallashnikov pranë hotelit në Kavajë

29 Gusht, 2026

“Duhet me ndërru telin, o Red”/Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën, i gjetën armatim pasi refuzoi të pyetej rreth vrasjes së Gilmando Danit

29 Gusht, 2026

Paredes e quan të ekzagjeruar dënimin: “E çuditshme që Gavi mori vetëm një ndeshje, ai më goditi”

29 Gusht, 2026

Aston Villa arrin marrëveshjen për Ibrahima Mbaye, 55 milionë euro për talentin e PSG-së

29 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.