• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gazment Bardhi paralajmëron kallëzim në SPAK për kryebashkiaken e Roskovecit: Po shkel kodin zgjedhor dhe penal

22 Mars, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i listës së PD në Fier, Gazment Bardhi, ka njoftuar se do të padisë në SPAK kryebashkiaken e Roskovecit, Majlida Bufin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Bardhit, Bufi ka organizuar në mënyrë të paligjshme shpërndarjen e 300 certifikatave të pronësisë për banorët e Roskovecit, me qëllimin për të manipuluar dhe tjetërsuar vullnetin e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai thekson se shpërndarja e këtyre certifikatave dhe lejeve të legalizimit është një shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal, dhe se ky veprim kërkon një ndëshkim shembullor nga organet e drejtësisë.

Lexo edhe:

Theu arresti e shtëpisë, policia hap zjarr ndaj qytetarit në Golem! Të shtëna me armë

Të shtëna me armë zjarri në Golem, 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me Policinë

Bardhi thekson gjithashtu se, siç është evidente, për Belinda Ballukun dhe anëtarët e bandës elektorale të saj nuk vepron as ligji dhe as drejtësia.

Reagimi i plotë:

Banda elektorale e Belinda Ballukut, ku kryebashkiakja e Roskovecit zë një vend ’nderi’, vazhdon t’i bëjë karshillëk ditën për diell ligjit dhe organeve të drejtësisë. E trimëruar nga pandëshkueshmëria, Majlinda Bufi, kryetarja e rekordeve të paligjshmërisë dhe korrupsionit, ditën e djeshme shpërndau fotot e grupeve të terrenit që po përgatisin lejet e legalizimit dhe certifikatat e pronësisë për 300 banorë të Roskovecit dhe Strumit, me të vetmin qëllim tjetërsimin dhe manipulimin e vullnetit të tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Shpërndarja e lejeve të legalizimit dhe certifikatave të pronësisë është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal, dhe meriton ndëshkim shembullor nga organet ligjzbatuese. Por, siç duket për Belinda Ballukun dhe anëtarët e bandës elektorale të saj nuk vepron as ligji e as drejtësia. Përndryshe si mund të shpjegohet që të gjitha zyrtarët e shtetit në qarkun e Fierit kanë braktisur detyrën dhe shërbimin ndaj qytetarëve, duke u vënë tërësisht nën shërbimin e bandës elektorale, dhe gjithë këtë e bëjnë ditën për diell, pa u shqetësuar se shkelin ligjin dhe konsumojnë haptazi vepra penalisht të dënueshme.

Megjithatë, ne nuk do të heshtim dhe as nuk stepemi përballë bandës dhe anëtarëve të saj. Ditën e sotme kam autorizuar ekipin ligjor që të përgatisë menjëherë kallëzimin penal të radhës për Majlinda Bufin në SPAK, ndërkohë që presim që prokurorët e posaçëm të veprojnë me urgjencë mbi dhjetëra kallëzime dhe mijëra faqe prova që kam dorëzuar këto gjashtë muaj ndaj kryetares së bandës elektorale, Belinda Balluku dhe secili anëtar të bandës së saj individualisht.

Për qytetarët e Roskovecit dhe Strumit, ashtu si edhe për të gjithë qytetarët e Fierit është e qartë se këto janë përpjekje të dobëta për t’ua rrëmbyer votën dhe manipuluar vullnetin në momentin e fundit.

Për të gjitha këto përpjekje, banda elektorale do ta marrë përgjigjen më 11 maj, duke votuar masivisht ekipin e Partisë Demokratike, për Fierin madhështor, për të ardhmen madhështore, për Shqipërinë madhështore.

Nga Kategoria

Aktualitet

Theu arresti e shtëpisë, policia hap zjarr ndaj qytetarit në Golem! Të shtëna me armë

25 Shkurt, 2026
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Golem, 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me Policinë

25 Shkurt, 2026
Aktualitet

“Më kanë ardhur poshtë shtëpisë!” Aktori i Osmanit denoncon TikTok-erin Greca

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ja kur hidhet shorti i Champions League dhe çiftet e mundshme në 1/8 finale

26 Shkurt, 2026

Dramë në Paris dhe telashe për Barçën: PSG shpëton dhe kalon më tej

26 Shkurt, 2026

Juventusi përmbys Galatasarayn, por bie në shtesë dhe eliminohet nga Champions League

26 Shkurt, 2026

1/8-at i përkasin Vinicius Jr: Reali kualifikohet mes vuajtjeve, por ecën përpara

26 Shkurt, 2026

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

25 Shkurt, 2026

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

25 Shkurt, 2026

Atalanta bën çmendurinë në Bergamo: përmbys Dortmundin dhe kalon në 1/8 e finales me penalltinë e Samardzic në minutën e 98-të

25 Shkurt, 2026

Murat Jashari shuan spekulimet: Nuk kam plan të bëhem President i Kosovës

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.