• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 4 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Arrestimi i Jurgis Çyrbjes nga SPAK, në kërkim edhe Altin Hajri! Ish-deputeti i PS e strehoi në banesë pas vrasjes së Jan Prengës në 2020

21 Tetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS- Me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme u arrestua ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për lidhje me grupet kriminale.

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për Altin Hajrin, pronari i kompleksit Gloden në Shijak, i cili prej katër vitesh rezulton në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020.

Në pranga mbrëmjen e 20 tetorit ra edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të ish-deputetit të PS. Çyrbja dyshohet se ka fshehur në banesën e tij, si edhe në prona të tjera, Altin Hajrin pas vrasjes së Jan Prengës. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët.

Lexo edhe:

Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Rama: Kush ka bërë para në dëm të komuniteteve të mbledhin plaçkat

Çyrbja ka qenë deputet i PS gjatë kohës që dyshohet se ka strehuar Hajrin. Vrasja e Jan Prengës ka ndodhur në janar 2020, kohë kur dyshohet se ish-deputeti socialist e ka strehuar në banesë. Çyrbja është zgjedhur deputet në 2017 në qarkun e Durrësit, kur ishte edhe i treti në listë dhe dorëzoi mandatin më 9 tetor 2024. 

Ndërkohë, policia dhe agjentët e BKH nuk ekzekutuan dot masën ndaj Altin Hajrit, pasi nuk u gjet gjatë kontrolleve të djeshme, ndërkohë që ai rezulton në kërkim prej 4 vitesh. Hajrit kështu i shtohet një masë sigurie e re dhe bëhet kështu personi i tretë i dosjes ‘Çyrbja’ dhe SPAK pritet të sqarojë detaje të tjera shtesë për pozicionin e tij në çështje dhe lidhjet me ish-deputetin socialist të qarkut Durrës.

Akuzat ndaj Çyrbjes dhe arrestimi i Mashës

Çyrbja akuzohet për “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”. GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, e cila u ekzekutua një ditë më parë, 20 tetor 2024, në qytetin e Durrësit. Kanë qenë bisedat në Sky ECC që kanë fundosur ish-deputetin e PS, por priten ende detaje të reja nga dosja. 

Bashkë me të u arrestua mbrëmë edhe Ahmet Masha, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, njëherazi edhe kunati i vëllait të Çyrbjes. Në vitin 2013, Masha është dënuar me 100 mijë lekë të rinj gjobë për naftë kontrabandë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, në 2019 Masha është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin ndaj Plaurent Dervishajt dhe dy miqve të tij. 43 plumba kallashnikovi u derdhën drejt tyre, por të 3 shpëtuan. 

Çyrbja i pandehur edhe për një çështje tjetër

Më 11 tetor 2024, Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Në këtë çështje, Çyrbja u kallëzua nga deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fushatës elektorale të 2021 dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Tags: ARRESTIMIjurgis cyrbja

Nga Kategoria

Aktualitet

Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

4 Korrik, 2025
Aktualitet

Rama: Kush ka bërë para në dëm të komuniteteve të mbledhin plaçkat

4 Korrik, 2025
Aktualitet

Rama ultimatum deputetëve: Në dy javë dua inventarët

4 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

4 Korrik, 2025

Rama: Kush ka bërë para në dëm të komuniteteve të mbledhin plaçkat

4 Korrik, 2025

Rama ultimatum deputetëve: Në dy javë dua inventarët

4 Korrik, 2025

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

4 Korrik, 2025

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë, çfarë tha Rama

4 Korrik, 2025

“Të gjitha dritaret dridheshin”, dy shpërthime të forta trondisin Romën, 21 të plagosur (VIDEO)

4 Korrik, 2025

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet ku është hapur gara

4 Korrik, 2025

Qafë Bota edhe sot është e bllokuar

4 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.