Valbona dhe Laerti janë dy nga banorët e shtëpisë së ‘‘Big Brother VIP Albania’’, që kanë krijuar një lidhje të veçantë që në fillim të spektaklit.
Gjatë bisedës së tyre në dhomën e gjumit, ata i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Por, Laerti insiston ndaj moderatores duke i thënë se duhet të lejojë që ta puthi në buzë.
Aktori i afrohet dhe tenton ta puthi me zor, por Valbona largohet dhe i thotë se puthja do ndodhi kur ajo të dojë.
Pjesë nga biseda:
Valbona: Më do ti mua?
Laerti: Të dua shumë
Valbona: Më do? Atëherë ma trego, ashtu siç ta tregoj unë ty.
Laerti iu afrua duke i thënë: “Hajde këtu, hajde…”, duke insistuar për ta puthur.
Valbona: Do të puth kur të dua unë.
Laerti u përpoq sërish: Do të puth sepse të dua… Më puth pra.
Valbona: Do të puth kur të dua unë ty.
Laerti: Atëherë mos më thuaj që nuk ta tregoj dashurinë.
Valbona: Pse, dashuria tregohet vetëm me puthje?
Laerti: Po, dashuria tregohet me puthje… Më lër të të puth.Pse e ul kokën?
Valbona: Dashuria tregohet me veprime, jo thjesht duke puthur dikë.
Laerti: Nëse nuk do të doja ty, s’ti falja fjalët e fundit. Nëse do të rrish në këtë shtëpi, kupto që shtëpia nuk ta do të mirën.