• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Nuk u pashë në pasqyrë për një javë dhe ja ç`ndryshoi tek unë

14 Mars, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pasqyrë, pasqyrë në mur kush është më e bukura nga të gjitha?

Në përgjithësi, pasqyrat janë të mira për detyra të tilla si vendosja e një buzëkuqi në mënyrën e duhur pa u bërë pis apo heqjen e një cope spinaqi nga dhëmbët. Por një pasqyrë gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin tuaj mendor dhe vetëbesimin. Unë mbaj kampion për këtë të dytën.

Ndonjëherë, mund t’i hedh një sy vetes në pasqyrë dhe mos ta vras mendjen, ditë të tjera është një ndalesë e vështirë dhe filloj të fiksohem për mënyrën se si dukem.

Lexo edhe:

Pronari i lokalit në Vlorë “merr hak” për kamarierin, bën për spital ish-shefin e qarkullimit, Ardian Isufin

Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Kjo është arsyeja pse nisa një eksperiment: pa pasqyra për një javë. Çfarë do të ndodhte me vetëbesimin tim nëse do të ndaloja së kontrolluari kaq shumë fytyrën time?

Ideja lindi në prill, kur terapisti më rekomandoi të mos shikohesha në pasqyrë.

Terapistja ime, Kelly Seekins, një punonjëse sociale e licencuar klinike, i bëri jehonë nocionit se shmangia e një pasqyre është një mënyrë ‘gjeniale’ për të kuptuar se si ndiheni jashtë shqetësimit se si dukeni, gjë që mund të shtrembërojë perceptimin për veten.

Reflektimet e pasqyrave mund të mashtrojnë … pikëpamjet për veten tuaj mund të shtrembërohen. Mënyra se si i dukesh vetes nuk është mënyra se si i dukesh të tjerëve.

Zbulimi i rregullave

Një ditë para fillimit të eksperimentit tim njëjavor, njoftova se çfarë po bëja në rrjetet sociale. Koncepti tërhoqi vëmendjen e njerëzve dhe ata kishin shumë pyetje.

Disa rregulla ishin:

Shmangni shikimin në pasqyra sa herë që të jetë e mundur, edhe kur lani duart ose bëni grim.

Është në rregull të shikosh veshjen, por shmange fytyrën.

Mos përdorni kamerën e telefonit apo laptopit për të parë se si dukeni.

Kur bëhet fjalë për daljet me miqtë, është në rregull të bësh foto, por nuk mund t’i shikosh fotot menjëherë, ose të kërkosh t`i ribësh.

Qëllimi i këtij eksperimenti nuk ishte vetëm të shihja se si ndihesha pasi nuk e shikoja veten në pasqyrë për një periudhë kohore, por edhe të vendoste rregulla në afat të gjatë.

Dita e parë ishte sidomos e vështirë. Disa herë gabova duke i hedhur sytë padashje nga pasqyra teksa laja dhëmbët.

Një natë po bëhesha gati për të dalë për darkë me shokun tim më të mirë. Për kënaqësinë time, procesi i zgjedhjes së çfarë të veshësh u thjeshtua papritur. Mendova me vete: Nëse nuk mund të shoh si dukem, mund të vesh çfarë të dua.

Vendosa të lyhesha në tren, pa pasqyrë. Nuk është se bëj shumë grim në fakt.

Kishte diçka fuqizuese kur nuk e dija se si dukej fytyra. Mbaj mend që ecja me kokën lart dhe me shumë besim. Ndoshta ishte nxitimi i adrenalinës, por u ndjeva sikur njerëzit përreth meje e vunë re. Duke mos pasur një nocion të paracaktuar të asaj që shihnin njerëzit e tjerë, unë isha në gjendje ta shihja dhe ta mendoja veten ashtu siç në fakt duhet, si më të mirën.

Hyra në lokal dhe e gjeta shokun tim aty. Pas një ore bisedë e pyeta nëse i dukesha ndryshe, por m`u përgjigj Jo. Bëmë një foto, të cilën e pashë vetëm pasi po kthehesha në tren. Dhe gjejeni si m`u duk vetja në të? Fiks siç ndihesha: E lumtur.

Me kalimin e javës, e gjeta veten duke thënë ‘ops’ shumë më pak dhe duke humbur më pak minuta duke u shqetësuar se si dukesha.

Pyetjen që i bëj shpesh bashkëshortit, ‘a dukem mirë?’ fillova ta bëja gjithmoë e më pak.

Eksperimenti nuk ishte menduar të ishte i përsosur, por ishte një mënyrë për t’i kujtuar vetes se reflektimi im nuk dikton vetëvlerësimin tim.

Dhe kur e ripashë pas shumë ditësh veten në pasqyrë, isha e lumtur që e pashë personin në reflektim. Fiks si një mik që kisha disa kohë pa e parë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Pronari i lokalit në Vlorë “merr hak” për kamarierin, bën për spital ish-shefin e qarkullimit, Ardian Isufin

27 Korrik, 2025
Lajme

Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

27 Korrik, 2025
Kryesore

Dhunoi kamarierin në Vlorë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

27 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Parandalohet ngjarje kriminale në Lezhë, arrestohet 39-vjeçari që lëvizte me armë

27 Korrik, 2025

Pronari i lokalit në Vlorë “merr hak” për kamarierin, bën për spital ish-shefin e qarkullimit, Ardian Isufin

27 Korrik, 2025

Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

27 Korrik, 2025

Dhunoi kamarierin në Vlorë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

27 Korrik, 2025

Getoar Selimi rrëfen për jetën familjare dhe parimet si artist: Jemi me fat…

27 Korrik, 2025

U dhunua nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, flet kamarieri 18-vjeçar: I thash mos ofendo, më goditën me grushte

27 Korrik, 2025

Vëllai i Erjon Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 kestë

27 Korrik, 2025

Kamarieri në Vlorë dhunohet nga polici dhe një qytetar: Pse solle një ujë më shumë?

27 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.