Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Laç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 33”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, 33-vjeçarin, të lindur në Laç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.