• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Abdixhiku: LDK-ja s’bën koalicion me VV-në, por as me opozitën pa postin e kryeministrit

10 Mars, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja s’do të shkojë në koalicion me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Megjithatë, ai ka përjashtuar edhe mundësinë e koalicionit me partitë e tjera opozitare nëse LDK-së nuk i ofrohet posti i kryeminstrit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 42.27 për qind të votave të fituara apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 vende. Kjo nënkupton se kjo parti nuk mund ta formojë e vetme ekzekutivin e ri, për të cilin duhen 61 deputetë.

Më herët gjatë ditës, kryeminstri i Kosovës u shpreh i bindur se qeveria e ardhshme e Kosovës do të udhëhiqet nga ai dhe nga VV-ja. Numri dy në LVV, Glauk Konjufca, ka deklaruar për një media italiane se synojnë që ta formojnë Qeverinë me partitë joserbe.

Lexo edhe:

NESËR NIS RAMAZANI, ÇFARË DOMETHËNIE KA AGJERIMI SIPAS STUDIUESVE?

Zbulime të reja nga çështja Epstein, autoritetet britanike nisin hetimin mbi fluturimet e avionit privat të pedofilit, “Lolita Express”.

Edhe LDK-ja e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me VV-në.

“Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ishte qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha Abdixhiku.

Pas VV-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit, më së shumti vota fitoi Partia Demokratike të Kosovës (PDK) e pastaj LDK-ja. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.

Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë shprehur vullnetin për të formuar një qeveri partitë opozitare së bashku, por Abdixhiku – i cili ishte kandidat i LDK-së për pozitën e kryeministrit – tha se LDK-ja nuk ka diskutuar me asnjë parti për mundësi të tilla.

“Unë dhe askush nga njerëzit e autoritizuar të LDK-së nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë kontakt me asnjë prej partive politike në nivel të komunikimit zyrtar. Sepse të parit i takon afati kushtetues”, tha Abdixhiku në konferencën e thirrur pas një takimi mbi pesë orësh të kryesisë së LDK-së.

Ai theksoi se i takon tani Lëvizjes Vetëvendosje të tentojë të formojë Qeverinë, si fituese e zgjedhjeve, e vetëm nëse kjo parti dështon të sigurojë votat, atëherë mund të shikohen opsione të tjera.

Për LDK-në, Abdixhiku tha se opsion mund të jetë koalicion me partitë e tjera opozitare vetëm nëse i ofrohet pozita e kryeministrit dhe nëse arrihet marrëveshje për postin e presidentit – pozitë që deri vitin e ardhshëm i takon presidentes Vjosa Osmani.

“Vendit i duhet stabilitet, qeveri e Kosovës dhe parlament”, tha Abdixhiku.

Rruga për formimin e institucioneve të reja do të hapet vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë certifikuar rezultatin zgjedhor. Numërimi i votave ka përfunduar dhe tani procesi është në fazën e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

LDK-ja mori rreth 17 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, një ngritje prej rreth 5 për qind në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2021. Sipas parashikimeve, LDK-së do t’i takojnë 20 ulëse në Kuvendin e ardhshëm.

Tags: abdixhikuzgjedhje

Nga Kategoria

Aktualitet

NESËR NIS RAMAZANI, ÇFARË DOMETHËNIE KA AGJERIMI SIPAS STUDIUESVE?

18 Shkurt, 2026
Zbulime të reja nga çështja Epstein, autoritetet britanike nisin hetimin mbi fluturimet e avionit privat të pedofilit, "Lolita Express".
Lajme

Zbulime të reja nga çështja Epstein, autoritetet britanike nisin hetimin mbi fluturimet e avionit privat të pedofilit, “Lolita Express”.

18 Shkurt, 2026
Aktualitet

Katërshja e UÇK-së përballë vendimit final: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi mbajnë sot fjalën e fundit në Hagë

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Belgjika qorton ambasadorin e SHBA-së për akuzat mbi prerjen e pambukut Qeveria belge ka pasur përplasje me SHBA-në pasi ambasadori i Donald Trump akuzoi Brukselin për antisemitizëm për shkak të ligjeve të tij që rregullojnë prerjen e pambukut.

18 Shkurt, 2026

Në bankë, me tension dhe një vend në Kupën e Botës në rrezik serioz: Eberechi Eze përballë një jave të vështirë për të shmangur statusin e ‘dështimit në transferim’ te Arsenali.

18 Shkurt, 2026
Ngjarje në Kukës: Policia reagon ndaj rënies drejt biznesit

Arrestohet një qytetar sudanez në Korçë për ndihmën e dy emigrantëve që të kalonin ilegalisht nga Greqia në Shqipëri

18 Shkurt, 2026

NESËR NIS RAMAZANI, ÇFARË DOMETHËNIE KA AGJERIMI SIPAS STUDIUESVE?

18 Shkurt, 2026

Nga vallëzimi i luanit te futbolli 3v3: Robotët tërheqin vëmendjen në panairin e Vitit të Ri Hënor në Pekin Të zhvilluara nga startup-e kineze si Booster Robotics, këto makina me inteligjencë artificiale janë pjesë e një panairi tempullor me temë teknologjike në Kinë.

18 Shkurt, 2026
Zbulime të reja nga çështja Epstein, autoritetet britanike nisin hetimin mbi fluturimet e avionit privat të pedofilit, "Lolita Express".

Zbulime të reja nga çështja Epstein, autoritetet britanike nisin hetimin mbi fluturimet e avionit privat të pedofilit, “Lolita Express”.

18 Shkurt, 2026

Katërshja e UÇK-së përballë vendimit final: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi mbajnë sot fjalën e fundit në Hagë

18 Shkurt, 2026
Tragjedia në Indonezi: Një grua 35-vjeçare humb jetën pas sulmit të një krokodili, kishte hyrë në lumë për të grumbulluar midhje.

Tragjedia në Indonezi: Një grua 35-vjeçare humb jetën pas sulmit të një krokodili, kishte hyrë në lumë për të grumbulluar midhje.

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.