• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

9 Mars, 2025
tek Lajme, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi dhe kur është e nevojshme të kërkojmë ndihmë profesionale.

Ajo shpjegoi shenjat e ankthit dhe kufijtë kur ai është i natyrshëm dhe motivues, si dhe kur kthehet në një shqetësim të shëndetit mendor.

Rreli theksoi se ankthi është një ndjesi natyrale njerëzore, që shpesh ndihmon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive.

Lexo edhe:

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Nuk është Alba! Dalin pamjet intime të Lim Hotit nga dhoma e gjumit, kush është bjondia që e shoqëron

“Në fakt, ankthi është gjithëpërfshirës dhe njerëzor, sepse pa ankthin nuk do të ishim të motivuar për të përmbushur detyrimet tona që lidhen me kohën ose për të bërë diçka në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha mjekja. “Ky ankth është një lloj motivuesi që na shtyn të bëjmë atë që kemi si objektiv.”

Megjithatë, ajo shpjegoi se kur ankthi kalon kufijtë e tij, ai shndërrohet në një tension të brendshëm, frikë dhe pasiguri që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e përditshëm dhe tregoi shenjat kryesore të tij.

“Ankthi shoqërohet me shenja si çrregullime të gjumit, me shpërqëndrim, hiperstimulim, ndjeshmëri të shtuar ndaj zhurmave dhe dritave, me marramendje që është një nga shenjat më të shfaqura deri më sot. Ndodhin gjithashtu mpirje të fytyrës, krahut ose këmbës, çrregullime te të ngrënit, ku disa njerëz hanë shumë, ndërsa disa të tjerë ndërpresin të ngrënin. Gjithashtu, mund të ketë urinim të shpejtë dhe vështirësi në frymëmarrje, me ndjesi të fikti dhe frikë se mund të humbasësh kontrollin”, shtoi ajo.

Rreli nënvizoi gjithashtu se një nga shenjat më të zakonshme të ankthit është shqetësimi i tepërt për shëndetin, si frika e sëmundjeve që nuk ekzistojnë ose janë të ekzagjeruara.

“Ndonjëherë ankthi mund të na çojë në laboratore dhe teste të ndryshme për të provuar se nuk kemi ndonjë sëmundje, që është një nga pasojat e frikës dhe ankthit të tepruar,” shpjegoi mjekja.

Megjithatë, ajo theksoi se, për të kuptuar nëse dikush ka ankth të tepruar, nuk është e mjaftueshme vetëm të përjetosh disa nga këto simptoma.

“Këto janë disa nga shenjat e ankthit, por nuk është domosdoshmërisht që këto të jenë të gjitha për një person. Ndërsa, nëse një shenjë e vetme ndikon në funksionimin e përditshëm dhe vazhdon për një periudhë të caktuar kohe dhe intensifikohet, atëherë duhet të drejtoheni tek një specialist i shëndetit mendor”, tha mjekja psikiatre.

Tags: ankthmjeke psikiatre

Nga Kategoria

Kryesore

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

8 Qershor, 2025
Lajme

Nuk është Alba! Dalin pamjet intime të Lim Hotit nga dhoma e gjumit, kush është bjondia që e shoqëron

8 Qershor, 2025
Kryesore

“Doja ta gjuaja penalltinë”, Kristjan Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

8 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

E rëndë në Itali/ Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

8 Qershor, 2025

Irani pretendon operacion masiv spiunazhi kundër Izraelit

8 Qershor, 2025

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik

8 Qershor, 2025

Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë/ Dalin emrat e efektivëve të arrestuar

8 Qershor, 2025

Roland Garros/ Coco Gauff ‘mbretëresha’ e Parisit

8 Qershor, 2025

Ra nga kati i gjashtë i pallatit/ Ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025

Grabitën 6 milionë lekë nga një banesë në Korçë/ Arrestohen pas dy vitesh

8 Qershor, 2025

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

8 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.