• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 13 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Virusi agresiv, a është vonë për të marrë vaksinën kundër gripit?

7 Mars, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Dehidratimi, gulçimi, ethet e larta dhe dhimbjet ekstreme të trupit po i dërgojnë njerëzit në spital në rastet më të rënda të gripit, thonë mjekët. Disa kanë raportuar simptoma jashtëzakonisht të rënda, edhe pse janë vaksinuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Temperaturë e lartë, djersitje, kollë, dhimbje të fytit dhe lodhje dërrmuese. Këto simptoma intensive janë shenja dalluese se si gripi mund të shkaktojë inflamacion të përhapur, duke e vënë të gjithë trupin në një gjendje stresi.

Ethet vazhdojnë për disa ditë, si dhe shenjat e dehidrimit të rëndë, gjithashtu kërkojnë kujdes mjekësor.

Lexo edhe:

Studimi ngre alarmin: Pijet shumë të nxehta mund të rrisin rrezikun e kancerit

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1.66 milionë vdekje në botë

“Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, ky do të ishte një tregues për të kërkuar kujdes urgjent,” apelojnë mjekët.

A është tepër vonë për të marrë vaksinën kundër gripit?

Çdo person i moshës 6 muajsh e lart mund të vaksinohet ende. Ndërsa zakonisht duhen dy javë pas vaksinimit për të ndërtuar imunitet të fortë, sezoni i gripit mund të zgjasë deri në pranverë. Edhe nëse kemi arritur kulmin, kemi ende gjysmën e sezonit përpara.

Ndërsa vaksina nuk parandalon domosdoshmërisht një person që të infektohet me grip, ekspertët thonë se ajo mund të zvogëlojë ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e sëmundjes.

Ndërsa gripi është përhapur me shpejtësi gjatë javëve të fundit, sipas epidemiologëve shifrat janë përgjithësisht në përputhje me sezonet e mëparshme tipike të gripit.

Fakte të vaksinës kundër gripit

  • Vaksina e gripit është mënyra e parë dhe më e mirë për të reduktuar shanset për t’u prekur nga gripi dhe për ta përhapur atë te të tjerët. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë një vaksinë vjetore kundër gripit për të gjithë ata mbi 6 muajsh që nuk kanë një gjendje të ndërlikuar, siç është një reaksion alergjik i mëparshëm ndaj vaksinës së gripit. 
  • Një vaksinë kundër gripit është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që mund të jenë në rrezik më të lartë për komplikime serioze. Këtu përfshihen foshnjat dhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje kronike shëndetësore dhe njerëzit 65 vjeç e lart. 
  • Vaksina kundër gripit është e sigurt për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, të cilat mund të kalojnë antitrupa tek foshnjat e tyre që do t’i ndihmojnë në mbrojtjen e tyre.
  • Vaksina e gripit nuk mund të shkaktojë grip. Vaksinat ose përmbajnë virus të inaktivizuar, që do të thotë se viruset nuk janë më infektive, ose një grimcë e krijuar për t’u dukur si një virus gripi për sistemin tuaj imunitar. 
  • Si çdo produkt mjekësor, vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore. Efektet anësore të vaksinës së gripit janë përgjithësisht të lehta dhe largohen vetë brenda pak ditësh. 
  • Vaksina kundër gripit fillon të ofrojë mbrojtje të pjesshme menjëherë, por duhen rreth dy javë për të ofruar mbrojtje të plotë./shendeti

Nga Kategoria

Shëndeti

Studimi ngre alarmin: Pijet shumë të nxehta mund të rrisin rrezikun e kancerit

9 Shtator, 2026
Shëndeti

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1.66 milionë vdekje në botë

8 Shtator, 2026
Bota

Psikoza postpartum, çfarë është dhe pse rasti i nënës amerikane shkaktoi kaq shumë reagime

4 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madridi mposht Rayo Vallecanon 4-1, Mbappé dygolësh dhe Arda Güler shkëlqen nga stoli

13 Shtator, 2026

U arratis gjatë një operacioni në Greqi, kush është shqiptari i lidhur me grupin kriminal

12 Shtator, 2026

Xabi Alonso i pakënaqur me Chelsea: “Jemi shumë të butë, duhet të konkurrojmë më mirë”

12 Shtator, 2026

Dita e 105-të e protestës, diaspora dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Shtator, 2026

Trump: Kina mund të prodhojë makina në SHBA

12 Shtator, 2026

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

12 Shtator, 2026

Anakonda mbi 2 metra gjendet pranë Danubit në Gjermani, policia kërkon pronarin

12 Shtator, 2026

Aksident në Selenicë, makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës

12 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.