• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Vuçiç: Rusia mbështet autoritetet e Serbisë mes protestave

7 Mars, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një bisede telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, se Kremlini mbështet autoritetet e Serbisë ndërsa ato përballen me protestat antiqeveritare në rritje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët e universiteteve janë përhapur në gjithë vendin ballkanik gjatë katër muajve të fundit, që kur 15 persona humbën jetën nga pasojat e shembjes së një çatie në një stacion treni në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Presidenti Vuçiç tha se me Presidentin Putin biseduan për atë që ai e përshkroi si “një revolucion me ngjyra”, një referencë për kryengritjet në ish shtetet sovjetike.

Lexo edhe:

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Serbia në festë pas vendimit të Gjykatës Speciale! Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme, Daçiç: U vërtetuan akuzat tona

“E falënderova për faktin se zyrtarët rusë nuk e mbështesin revolucionin me ngjyra. Presidenti Putin kishte një qëndrim shumë të qartë për këtë, Rusia e kupton mirë se çfarë po ndodh dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet legjitime në Serbi”, tha ai.

Biseda e tij me udhëheqësin rus u zhvillua ndërsa studentët në Serbi janë hedhur në protesta dhe kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme.

Në protestat pothuajse të përditshme marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë tronditur kontrollin e fortë të pushtetit nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i ka përshkruar protestat si një përpjekje të organizuar nga perëndimi për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Serbia është zyrtarisht në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Pa dhënë hollësi, Presidenti Vuçiç tha se bisedoi me Presidentin Putin për ripërtëritjen e një marrëveshjeje për gazin që skadon më 31 maj dhe për sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë që është në pronësi ruse.

Në fillim të muajit janar Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj sektorit të naftës të Rusisë dhe i dhanë kompanisë Gazprom Neft 45 ditë për të lënë pronësinë e industrisë serbe të naftës.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit me 27 shkurt zgjati afatin për një muaj./VOA

Nga Kategoria

Kryesore

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

17 Shtator, 2026
Kosova

Serbia në festë pas vendimit të Gjykatës Speciale! Vuçiç njofton konferencë të jashtëzakonshme, Daçiç: U vërtetuan akuzat tona

16 Shtator, 2026
Kosova

“Kurrë nuk do të dorëzohemi”, vajza e Jakup Krasniqit pas vendimit të TURPSHËM: Sot, dënuan ÇLIRIMTARËT! Unë do vdes me bindjen se babai është i pafajshëm

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mora fjalë zhduket nga YouTube, shpërthen beteja për të drejtat e këngës ikonike

23 Shtator, 2026

Makina bie në humnerë në aksin Bulqizë-Krastë, ndërron jetë shoferi

23 Shtator, 2026

Nafta bie për të gjashtën ditë radhazi, Brent zbret nën 100 dollarë për fuçi

23 Shtator, 2026

Zbulohet mozaiku antik në Memaliaj, arkeologët: Mund të fshihet një vendbanim romak me shtrirje të madhe

23 Shtator, 2026

Kërcënoi me thikë 50 vjeçaren gjermane te Liqeni Artificial dhe i grabiti çantën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë!

23 Shtator, 2026

Në Tropoja në Sarandë për të vënë rregull, kush është Kryekomisari që ka drejtuar Operacionet Speciale dhe tani Hita i besoi qytetin bregdetar

23 Shtator, 2026

“Bela me Taon shoku…”, çfarë i shkruante Vlora Hyseni-Ergys Agasit për Ballën e Ballukun (MESAZHET)

23 Shtator, 2026

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Balla: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.