• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump thirrje aleatëve të NATO-s: Rrisni shpenzimet nëse doni mbështetjen e SHBA-së

7 Mars, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Është gjë e logjikshme, apo jo?” tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të enjten.

“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, theksoi ai.

Lexo edhe:

Lituania arreston 21 persona në një rrjet të dyshuar kontrabandë cigareje me ndihmën e balonave meteorologjikë nga Bielorusia.

Titulli: Ngjarje e rëndë në Sarandë: Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare, një 13-vjeçar godet me mjet prerës një tjetër të mitur.

Trump nënvizoi se ai e kishte ndarë qëndrimin e njëjtë me aleatët e NATO-s edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, 2017-2021, çka i kishte nxitur shumicën e vendeve t’i rrisnin shpenzimet ushtarake.

Por, Trump tha se këto shpenzime janë të pamjaftueshme.

“Ata duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump nguli këmbë që vendet anëtare të NATO-s t’i rrisnin shpenzimet ushtarake në 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP). Shkalla prej 2 për qind ishte zotim i vitit 2014 për t’u arritur brenda dhjetë vjetëve pasuese.

Të paktën 24 vende e kanë përmbushur këtë kërkesë, megjithëse Trump ka sugjeruar që ky prag duhet të rritet në 5% të GDP-së. Por, shumë vende anëtare kanë thënë se kjo do të ishte e pazbatueshme ekonomikisht.

Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë lënë të kuptohet se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në këtë shkallë.

Pavarësisht qëndrimeve të fundit, Trump në shkurt ritheksoi përkushtimin e tij ndaj nenit 5 të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, duke folur së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Ky qëndrim u përsërit disa herë – si publikisht ashtu edhe privatisht – nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, në shkurt.

SHBA-ja ka një personel ushtarak prej rreth 100.000 vetash në Evropë, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Britani.

NATO-ja u themelua nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera për ta kundërshtuar agresionin sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, aleanca i ka 32 anëtarë dhe përfshin shumë vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose nën sferën e ndikimit të tij.

Trump pretendoi se vendet e tjera nuk do ta ndihmonin SHBA-në në rast nevoje, pavarësisht se hera e vetme kur është aktivizuar neni 5 ishte kur u përcaktua se Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001.

“E dini cili është problemi më i madh që kam me NATO-n? Unë, sinqerisht, i njoh shumë mirë këta djem. Janë miqtë e mi. Por, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin në telashe dhe do t’iu telefononim atyre dhe do të thoshim, ‘kemi një problem, Francë. Kemi një problem, disa të tjerë nuk do t’i përmend’. A mendoni se ata do të vijnë të na mbrojnë? Do të duhej. Nuk jam aq i sigurt”, tha Trump.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu përgjigj Trumpit, duke thënë: “Ne jemi aleatë besnikë dhe të përkushtuar”.

“Mendoj se kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, tha Macron, duke përmendur raste historike të bashkëpunimit ushtarak franko-amerikan që nga Lufta Revolucionare Amerikane.

Franca dhe Amerika “gjithmonë kanë qenë pranë njëra-tjetrës”, theksoi ai.

Më 5 mars, Macron tha se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent, përballë agresionit rus dhe shqetësimeve rreth qëndrimit të SHBA-së për mbrojtjen e Evropës.

Ndërkohë, Trump sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e përkushtimit të SHBA-së ndaj NATO-s si mjet presioni në luftën e tij tregtare, në përpjekjen për t’i shënjestruar ato që ai i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare nga vendet evropiane./rel

Tags: Trump

Nga Kategoria

Bota

Lituania arreston 21 persona në një rrjet të dyshuar kontrabandë cigareje me ndihmën e balonave meteorologjikë nga Bielorusia.

17 Dhjetor, 2025
Titulli: Ngjarje e rëndë në Sarandë: Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare, një 13-vjeçar godet me mjet prerës një tjetër të mitur.
Lajme

Titulli: Ngjarje e rëndë në Sarandë: Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare, një 13-vjeçar godet me mjet prerës një tjetër të mitur.

17 Dhjetor, 2025
Trondit Afrikën e Jugut: DJ i njohur vretet me armë zjarri në qendër të qytetit
Kryesore

Trondit Afrikën e Jugut: DJ i njohur vretet me armë zjarri në qendër të qytetit

17 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Lituania arreston 21 persona në një rrjet të dyshuar kontrabandë cigareje me ndihmën e balonave meteorologjikë nga Bielorusia.

17 Dhjetor, 2025
Titulli: Ngjarje e rëndë në Sarandë: Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare, një 13-vjeçar godet me mjet prerës një tjetër të mitur.

Titulli: Ngjarje e rëndë në Sarandë: Sherr mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare, një 13-vjeçar godet me mjet prerës një tjetër të mitur.

17 Dhjetor, 2025
Trondit Afrikën e Jugut: DJ i njohur vretet me armë zjarri në qendër të qytetit

Trondit Afrikën e Jugut: DJ i njohur vretet me armë zjarri në qendër të qytetit

17 Dhjetor, 2025

Mijëra gjurmëve dinosaurësh zbulohet në shkëmbinjtë e njohur të Italisë veriore

17 Dhjetor, 2025
Trupat evropianë në Ukrainë pas luftës: Kremlini reagon me një deklaratë të qartë mbi pozitën e tij.

Trupat evropianë në Ukrainë pas luftës: Kremlini reagon me një deklaratë të qartë mbi pozitën e tij.

17 Dhjetor, 2025
Operacion në Vushtrri, katër të arrestuar për disa krime.

Autoritetet ndërmarrin veprime në 15 biznese për shërbime të paligjshme me botoks

17 Dhjetor, 2025

Shqipëria mban rekord në Ballkan, 44% e popullsisë duan të largohen nga vendi

17 Dhjetor, 2025

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës të sanksionuara në dhe jashtë Venezuelës Përshkallzimi i Trump vjen pas kapjes së një cisternave nafte nga forcat amerikane pranë bregut të Venezuelës javën e kaluar, një veprim i pazakontë që pasoi një grumbullim të forcave ushtarake në rajon.

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.