• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 19 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

”Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror”, ‘Freedom House’: Shqipëria e Kosova, ‘pjesërisht të lira’

26 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Kosova, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

UASHINGTON – Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre.

Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror.

Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”.

Lexo edhe:

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, 12 vjedhje për dy muaj

Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’, që analizon gjendjen e të drejtave dhe lirive në 195 shtete dhe 13 territore, situata në Shqipëri dhe Kosovë mbetet e pandryshuar dhe të dyja vendet vazhdojnë të cilësohen si “pjesërisht të lira”, klasifikim që kjo organizatë përdor për shtetet ku zhvillohen procese elektorale, por ku të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara.

Shqipëria është vlerësuar me 68 pikë nga 100, ndërsa Kosova me 60. Të dyja shtetet kishin të njëjtin vlerësim edhe për vitin 2023.

Kapitujt e plota për këto dy vende ende nuk janë publikuar.

Një gjendje e pandryshuar, sipas vlerësimit të ‘Freedom House’ ekziston edhe shtetet fqinje në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Serbia ka shënuar përkeqësim me një pikë krahasuar me vitin e kaluar, nga 57 në 56 dhe gjendja në Bosnje e Hercegovinë është përmirësuar me një pikë nga 51 në 52.

‘Freedom House’ veçon Serbinë, nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij, si shembull se si drejtuesit e zgjedhur minojnë lirinë e mediave.

Serbia në vitin 2019 kaloi nga kategoria e shteteve të lira në shtete “pjesërisht të lira” dhe radhitet në mesin e shteteve që kanë pësuar rënien më të madhe në 19 vitet e fundit me shkatërrim gradual të institucioneve demokratike, sipas ‘Freedom House’.

“Sulmet ndaj gazetarëve dhe kontrolli i rreptë ndaj mediave ishin disa nga pikat kryesore të këtij erozioni”, thuhet në raport.

Në nivel botëror, raporti vlerëson se vetëm 20 për qind e popullsisë botërore jeton në vende të lira. Sipas ‘Freedom House’, në 66 vende ku janë mbajtur zgjedhje gjatë vitit 2024, rreth 40 për qind e tyre janë shoqëruar me dhunë.

Raporti thekson se kandidatët janë sulmuar në të paktën 20 shtete, ndërkohë që sulme ndaj vendvotimeve janë regjistruar në të paktën 14 shtete.

“Liritë e përgjithshme pësuan edhe një goditje tjetër gjatë këtij viti me zgjedhje në gjithë rajonet e botës”, deklaroi presidenti në detyrë i organizatës ‘Freedom House’, Gerardo Berthin.

“Por përkundër këtyre sfidave, njerëzit vazhduan të kërkojnë dëgjimin e zërit të tyre.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë që mënyra e vetme për t’i dhënë fund rënies prej gati dy dekadash të lirisë në nivel global është që banorët kudo që janë të luftojnë për të drejtat dhe sigurinë e tyre dhe për qeveritë dhe institucionet demokratike të punojnë bashkë për t’i përkrahur ata”.

Sipas gjetjeve kryesore të raportit, veç dhunës politike gjatë zgjedhjeve dhe manipulimit të tyre, konfliktet e armatosura ndërshtetërore dhe luftërat civile nga Ukrainës deri në Sudan, si dhe dhuna e grupeve militante të armatosura dhe e organizatave kriminale nga Amerika Latine deri në Afrikë, “ka minuar sigurinë dhe ka parandaluar realizimin e të drejtave themelore”.

“Banorët në 20 për qind të shteteve në botë jetojnë aktualisht pa mbrojtjet më bazike nga përdorimi i paautorizuar i forcës”, thuhet në raport.

Sipas ‘Freedom House’, njëri prej kërcënimeve më të mëdha ndaj demokracive në mbarë botën gjatë këtij viti ishin edhe udhëheqësit e zgjedhur, të cilët sulmuan institucionet demokratike, përfshirë minimin e organeve që mbikëqyrin kompetencat e tyre, sulmet ndaj mediave, ndaj agjencive kundër korrupsionit dhe ndaj gjykatave.

“Këto sulme rrezikojnë demokracinë dhe liritë themelore”, shton raporti.

Megjithatë, raporti shënon edhe disa përmirësime, përfshirë rënien e regjimit brutal të diktatorit sirian Bashar al-Asad në Siri pas luftës civile 13 vjeçare në këtë vend.

Raporti po ashtu ofron disa rekomandime drejtuar qeverive demokratike dhe organizatave joqeveritare për të përmirësuar gjendjen e të drejtave dhe lirive politike dhe qytetare, duke i dhënë përparësi forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve dhe mirëqenies ekonomike.

“Këtë vit, të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e të drejtave politike dhe lirive qytetare duhet të punojnë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësitë për të shënuar përparim kudo që lindin ato”, thuhet në raport./VOA

Nga Kategoria

Aktualitet

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025
Aktualitet

Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, 12 vjedhje për dy muaj

19 Korrik, 2025
Aktualitet

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

19 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Makina merr para turmën me njerëz në Los Angeles, 20 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë

19 Korrik, 2025

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025

Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, 12 vjedhje për dy muaj

19 Korrik, 2025

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

19 Korrik, 2025

“Punishtja”, zbulohet në Tiranë një ambient ku prodhoheshin silenciatorë, arrestohet 30-vjeçari

19 Korrik, 2025

Sulmet izraelite vrasin 26 persona në Gaza

19 Korrik, 2025

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

19 Korrik, 2025

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

19 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.