• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar në Greqi. Precedentë edhe në Shqipëri

22 Shkurt, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia greke si autor i vjedhjes së 7 automjeteve luksoze dhe tentativës për të vjedhur një tjetër. Muka, i cili është i skeduar në Greqi edhe me emrat Amarildo apo Amrillo, sipas policisë, rezulton të jetë larguar jashtë shtetit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vlera e mjeteve të vjedhura nga ai, shkon në rreth 400.000 euro.

Pas një pune të gjatë hetimore, duke këqyrur pamjet filmike por dhe analizës së dëshmive apo punës policore, u arrit të zbulohej veprimtaria e Amarild Mukës prej janarit 2022. Për vjedhjen e automjeteve luksoze ai përdorte dy mënyra, një duke arritur të marrë çelësat nga vendi ku ishin varur në parkim privat dhe e dyta duke u shtirur si i afërm i pronarit e duke marrë në mirëbesim çelësat nga rojet e parkingut.

Lexo edhe:

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

Mes automjeteve të vjedhura, rezulton edhe një me targa shqiptare, konkretisht “Mercedes-Benz” AB777VD në pronësi të shtetasit V. Dh, ngjarje e ndodhur në 24.12.2023 në një parking privat në Athinë.

Mjetet e vjedhura

09.01.2022 – Në parkingun “Alkiviadou 90 Garage” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” C180 me targa ANP-3736 në pronësi të grekut R. R.

02.09.2023 – Në parkingun “Xentea” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Porsche” Cayenne me targa IHO-3030, me vlerë 50.000 euro, në pronësi të grekut E. L.

20.10.2023 – Në parkingun “Akrokeramos A. E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” ML 350 me targa IMH-9983, me vlerë 22.000 euro, në pronësi të grekut K. Z.

25.10.2023 – Në parkingun “Unitpark” në Athinë, ka vjedhur mjetin “BMW” X5 me targa BKH-3931, me vlerë 80.000 euro, në pronësi të grekut A. K.

24.12.2023 – Në parkingun “Parking Safe Monoprosopi I K E” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa AB777VD, në pronësi të shqiptarit V. Dh.

03.02.2024 – Në parkingun “ParkingLand” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Mercedes-Benz” me targa PMB7369, në pronësi të grekes B. T.

23.03.2024 – Në parkingun “Leounakis Xaralampos” në Athinë, ka vjedhur mjetin “Lexus” me targa XZA-1182, në pronësi të një firme dhe i marë me qira nga grekja G. X.

29.04.2024 – Në parkingun “Akrokeramos A. E”, në Athinë, ka tentuar të vjedhë mjetin “BMW” 316 me targë të panjohur.

Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dore dhe një celulari. Në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Laç, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë. Në nëntor 2017 rezulton i arrestuar në Kamëz, me një pistoletë me silenciator pa leje.

Tags: greqi

Nga Kategoria

Aktualitet

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

19 Qershor, 2026
Lajme

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

19 Qershor, 2026
Ekstra

Policia e Shtetit ngre alarmin: Karamelet nëpër markete me kanabis/ Toksikologia: Te fëmijët mund të jetë fatale!

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

19 Qershor, 2026

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

19 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ngre alarmin: Karamelet nëpër markete me kanabis/ Toksikologia: Te fëmijët mund të jetë fatale!

19 Qershor, 2026

‘M’u lut për një foto’, Trump përçmon Melonin pas samitit të G7, kryeministrja italiane: Trillim, Italia nuk përgjërohet kurrë! Tajani anullon vizitën në Miami

19 Qershor, 2026

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakri

19 Qershor, 2026

Falsifikonin diploma e certifikata për mijëra euro, arrestohen tre persona

19 Qershor, 2026

“U ngritën menjëherë dhe e goditën me grushte”, zbardhet dëshmia e policëve për sulmin ndaj Petrit Çakrit në GJKKO

19 Qershor, 2026

“O hajdut, o hajdut”, u përplas me protestuesit, reagon Ardit Bido: Nuk kam frikë, njerëz të nxitur

19 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.