• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në Santorini! Historia tragjike e 19-vjeçarit shqiptar: Nëna e braktisi në moshë të vogël…

22 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që ai po riparonte. Emri i të riut ishte Aurel Elezi. Ai u rrit në jetimore. Pas braktisjes nga nëna në një moshë fare të vogël dhe mungesës së kujdesit nga i ati, Aureli pati një jetë me sakrifica e cila përfundoi tragjikisht në lule të rinisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aurel kishte udhëtuar në Greqi për të punuar. Dje, ai ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, ku ndërtimi kishte strukturën e një shpelle. Gjatë kohës që po riparonte çatinë e këtij objekti, ndodhi ngjarja tragjike, pasi papritmas u zën poshtë nga struktura e dëmtuar.

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e objektit dhe përgjegjësin për ndërtimet e zhvilluara më parë. Mediat greke njoftuan se ky rast nuk ka lidhje me zhvillimet sizmike të fundit që kanë ndodhur në zonë, dhe ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

Sabail Gjyli, miku i jetimores ku u rrit 19-vjeçari ka treguar historinë e tij të trishtë për Dritare Tv.

“Aurel Elezi që në moshë 9 vjeçe u braktis nga mamaja e cila u martua në Bosnjë me një burrë tjetër. Babai i tij ishte pijetar dhe nuk punonte. Disa komshij e ndihmuan për ta çuar djalin te një shoqatë turke për bamirësi. Ata e shkolluan dhe e rritën deri në klasën e 9-të në moshën 15-vjeçare. Unë aty e njoha Aurelin. Gjithmonë ku bisedonim më thoshte: “Dua të takoj mamin.” Kishte shumë deshirë të takohej me të edhe pse nuk kishte asnjë kontak, por ëndrra dhe deshira e tij ishte madhe.

Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare në Kamëz, ai iku në një fshat të Kukësit te njerëzit e mamasë për të gjetur kontakt për mamanë. Nuk e di nëse e takoi të ëmën, por ata njerëz që e mbajtën ishin gjyshja dhe gjyshi. Njëri prej atyre humbi jetën. Kur Aureli arriti moshën madhore 18 vjeç, ëndrra e tij ishte që të kishte një shtëpi ku të ndërtonte familjen e tij të munguar. Ai ndenji 2 vjet në Santorini të Greqisë dhe aty humbi edhe jetën. Jeta e një njeriu të vuajtur, plot halle, merr fund në mënyrë kaq tragjike, në vendin ku iku për të përmirësuar jetën.

Tani është një biznesmen që po i mbulon shpenzimet e varrimit dhe po presin trupin e pajetë të vijë nga Greqia dhe do varroset në Valias, në Kamëz.”, thotë zoti Gjyli.

Tags: aurel elezisantorinishqiptari

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Kryesore

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.