• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Politikanët ukrainas i sillen rrotull “karriges elektrike” presidenciale

22 Shkurt, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përshkruar si “diktator, pa zgjedhje”, mirëpo rivalët e tij veçse kanë nisur të lëvizin rrotull pozitës së tij, teksa pritshmëritë rriten për një proces zgjedhor që mund të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti.

Kritika e presidentit amerikan, Donald Trump e ka prekur Zelenskyn në pikë të dobët. Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë do të duhej të mbaheshin në mars dhe prill të vitit 2024. Megjithatë, ato nuk janë mbajtur – për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, më 2022. Kushtetuta e Ukrainës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje lufte, e cila është shpallur nga Kievi vetëm një ditë pas nisjes së luftës nga Kremlini.

Ekzistojnë disa shqetësime të mëdha për sigurinë. Qendrat e votimit të mbushura me njerëz do të mund të ktheheshin në shënjestra potenciale për ushtrinë ruse, e cila vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe infrastrukturë civile, përfshirë shkollat, spitalet dhe ndërtesat qeveritare.

Lexo edhe:

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se Kievi ka qenë kundër idesë së zgjedhjeve, kur ka nisur të debatohet për të më 20 shkurt.

“Ne kemi territor të pushtuar nga rusët, ku njerëzit nuk do të mund të votojnë dhe nuk do të mund të bëjnë zgjedhjen e tyre”, ka thënë një grua.

“Kush mund të mbajë fushatë në kohë lufte?”, ka thënë një tjetër.

Të njëjtën ditë, rreth 130 grupe ukrainase të shoqërisë civile kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët duke folur për pamundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në situatën aktuale.

“Vetëm pas përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes stabile do të jetë e mundshme të organizohen zgjedhje të lira, të drejta, demokratike dhe të qasshme për të gjithë”, kanë shkruar ata.

Pavarësisht kësaj, figurat që synojnë pozitën e presidentit, kanë nisur t’i bëjnë disa lëvizje me kujdes të shtuar. Ka pritje që këtë vit mund të arrihet armëpushim apo ndonjë marrëveshje për paqe, çka do ta bënte të mundshëm organizimin e zgjedhjeve brenda muajsh.

Ish-presidenti, Petro Poroshenko e ka përmendur një datë – 26 tetor – e cila, sipas tij, ka rrjedhur nga zyra e Zelenskyt, si mundësi kur mund të organizohet procesi.

“Sipas Kushtetutës, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në fund të vitit, ndonëse ato do të duhej të mbaheshin dy vjet më parë. Në fund të tetorit, ne do të duhej të kishim zgjedhje lokale”, ka thënë ai.

Zyrtarët afër Zelenskyt e kanë hedhur poshtë mundësinë për zgjedhje më 26 tetor.

Presidenti ka thënë se zgjedhjet do të mund të mbahen këtë vit, nëse shfuqizohet gjendja e luftës, diçka që mund të ndodh vetëm nëse ndalen luftimet.

Figurat pro-ruse veçse kanë nisur të aktivizohen. Yuriy Boyko, që pati dalë i katërti në zgjedhjet e vitit 2019, e ka nisur qysh në dhjetor një fushatë në TikTok, duke i dhënë zë narrativit të Kremlinit.

Sergey Lagondinsky, anëtar i Parlamentit Evropian nga radhët e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, por i cili është rritur në Rusi në periudhën sovjetike, ka thënë se “[presidenti rus, Vladimir] Putin, e urren Zelenskyn, sepse ai ia ka prishur planet për të nënshtruar Ukrainën. Ai ëndërron për zgjedhjen e një kandidati pro-rus pas përfundimit të luftës”.

Shumë analistë besojnë se synimi për të instaluar një Qeveri kukull pro-Kremlinit është pak i realizueshëm, marrë parasysh tre vjetët e luftës, si pasojë e së cilës forcat ruse kanë vrarë qindra mijëra ushtarë dhe civilë ukrainas. Megjithatë, kur zgjedhjet të vijnë, procesi do të jetë brutal.

“Të gjithë do të jenë duke akuzuar njëri-tjetrin, duke e mbajtur fajtor për periudhën e nisjes së luftës”, ka thënë Oleh Saakyan, bashkëthemelues i Platformës Kombëtare për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, organizatë e shoqërisë civile.

Duke folur për televizionin Current Time, ai ka parashikuar betejë “të veteranëve kundër veteranëve, ushtarëve kundër ushtarëve”.

“Ulësja e presidentit momentalisht është një karrige elektrike”, ka thënë ai.

Konkurrenti më real i Zelenskyt nuk ka bërë ende ndonjë deklarim publik. Në fakt, ai as nuk ka thënë se synon të garojë për këtë pozitë.

Megjithatë, ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, Valeriy Zaluzhniy, besohet se është i gatshëm t’i hyjë kësaj rruge, ndonëse tani është ambasador i Ukrainës në Londër. Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin atë në krye të listës.

Prapëseprapë, shumë gjëra do të mund të ndodhin deri në ditën e zgjedhjeve. Shumëçka do të varet edhe nga lloji i marrëveshjes diplomatike që mund të vuloset – nëse do të ketë të tillë – për t’i hequr armët nga duart./REL

Tags: ukraina

Nga Kategoria

Lajme

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

1 Korrik, 2025
Aktualitet

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

1 Korrik, 2025
Bota

Autoritetet filipinase ngrenë alarmin: Trafikim njerëzor drejt Shqipërisë

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

1 Korrik, 2025

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

1 Korrik, 2025

Autoritetet filipinase ngrenë alarmin: Trafikim njerëzor drejt Shqipërisë

1 Korrik, 2025

Senati Amerikan miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

1 Korrik, 2025

Tragjike! Ra nga ura 10 metra e lartë, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare në Greqi

1 Korrik, 2025

Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ SPAK dërgon për gjykim dosjen, cilët ishin dy ‘kokat’ shqiptare që drejtonin grupin

1 Korrik, 2025

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin/ Plagoset drejtuesi i një motoçiklete

1 Korrik, 2025

Ndezi zjarr në një grumbull mbetjesh urbane të Nartë, vihet në pranga 38-vjeçari

1 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.